LAJMI I FUNDIT:

Komuna Qendër në Shkup ndërmerr masa për uljen e ndotjes së ajrit

Komuna Qendër në Shkup ndërmerr masa për uljen e ndotjes së ajrit

Me qëllim të ndikimit në uljen e ndotjes së ajrit, kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, është takuar me përfaqësues të shoqatës ”Skopje Smog Alarm”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim është diskutuar për masat konkrete që duhet të ndërmerren në aspekt afatshkurtër dhe afatgjatë, që do të rezultonin në uljen e ndotjes së ajrit.

Si masë e parë konkrete është caktuar blerja e një stacioni të lëvizshëm matës që do të mundësojë matje të saktë të nivelit të ndotjes dhe faktorët që ndikojnë nëndotjen e ajrit.


është paraparë shfrytëzimi i statistikave nga ky stacion. këtomasa do të jenë pjesë e strategjisë katërvjeçare të komunës për uljen e ndotjes së ajrit./Telegrafi/