LAJMI I FUNDIT:

Motoçiklisti ra nga 30 metra lartësi në kapakun e Jeep Wrangler (Video)

Motoçiklisti ra nga 30 metra lartësi në kapakun e Jeep Wrangler (Video)

Në një shkretëtirë të Katarit, burri i njohur vetëm si Kal ka qenë duke ngarë motoçikletën e tij nëpër duna, kur para tij ka dalë një kolonë me vetura.

Ai nuk ia ka dalë të përshtatë shpejtësinë dhe ka rënë nga lartësia prej 30 metrash, në një Jeep Wrangler që i doli përpara, transmeton Telegrafi.


Kamera e vendosur në helmetë, e ka xhiruar momentin kur ai është përplasur me rrotë në kapakun e makinës, por nuk e ka humbur balancën.

Megjithëse në veturën e dedikuar për terrene të vështira kanë mbetur dy shenja, nuk është bërë asnjë dëmtim tjetër.

Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni rastin dramatik, që për fat të mirë ka përfunduar pa pasoja. /Telegrafi/