LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në një shtëpi në Tiranë, një i plagosur

Zjarr në një shtëpi në Tiranë, një i plagosur

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00 në rrugën “4 dëshmorët” pranë gjimnazit “Partizani” në Tiranë, një shtëpi trekatëshe është përfshirë nga flakët për arsye ende të panjohura.

Zjarrëfikëset kanë mundur të mbërrijnë në kohë duke shpëtuar një të moshuar që ndodhej brenda në banesë dhe duke mos lënë zjarrin të shkaktonte shumë dëme materiale.


Nga flakët është shkrumbuar vetëm një dhomë. I moshuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende ndërsa policia ka nisur hetimet në vendngjarje, shkruan Lapsi.al.