LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi mori pjesë në Samitin e Katërt Botëror për Paqe në Kore

Krasniqi mori pjesë në Samitin e Katërt Botëror për Paqe në Kore

Me ftesë të Presidentit të Federatës për Paqe Universale, Thomas G. Walsh, ish- kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, mori pjesë në Samitin e Katërt Botëror për “Paqe, Siguri dhe Zhvillim Njerëzor“, i cili u mbajt në Seul të Koresë Jugore, nga 1 deri më 5 shkurt nën organizimin e Federatës së Paqes Universale.

Me këtë rast, u mbajt edhe Kuvendi i parë Global i Shoqatës Ndërkombëtare të Parlamentarëve për Paqe.

Konferenca punimet i zhvilloi në më shumë se tetë sesione, duke prekur një numër çështjesh me rëndësi për paqen, sigurinë dhe zhvillimin njerëzor.


Prezantimet dhe diskutimet e pjesëmarrësve nga shumë vende të botës nxorën reflektimet duke u bazuar në përvojat e vendeve dhe rajoneve të tyre, së bashku me hapat e mundshëm të veprimit për ndërgjegjësim, vizion të ri dhe udhëheqje të guximshme për të zgjidhur çështjet kritike të kohë sonë.

Në këtë konferencë, pjesëmarrës nga Kosova ishin edhe deputetët Visar Ymeri dhe Flora Brovina.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori