LAJMI I FUNDIT:

Lansohet udhëzuesi i parë për biznese që drejtohen nga gratë

Lansohet udhëzuesi i parë për biznese që drejtohen nga gratë

Sot në Prishtinë u bë lansimi i Udhëzuesit online për Biznese www.weekosovo.biz. në kuadër të projektit mbi Fuqizimin Ekonomik të Gruas, e cila është platforma e parë në vend dhe rajon, ku listohen bizneset të cilat janë në pronësi apo bashkëpronësi të grave.

Qëllimi i kësaj platforme është të vë në pah profilet e bizneseve të grave, të ofroj informacione mbi mundësitë për grante, tender, ngjarje të ardhshme, mundësitë të punësimit etj.

Erëza Vela, drejtoreshë e Red Mill Agency, kompania ideatore e këtij projekti, gjatë prezantimit të platformës ndër të tjera theksoi se si rezultat i barrierave tradicionale dhe kulturore, mbi 40 % e grave në vend janë të pa puna. Ajo tha se njëra nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen gratë të cilat dëshirojnë në nisin bizneset e tyre, është pikërisht mungesa e informatave dhe ky Udhëzues për Biznese, përmes ofrimit të informatave mbi ngjarjet e ardhshme, grantet, tenderët, mundësit e punësimit dhe informatave të tjera do të mundësojë përmirësimin e kësaj gjendje.


Në anën tjetër, menaxherja e projektit Promoting Private Sector, njëkohësisht drejtoreshë e Swiscontact për Kosovë, Sigrid Mejer, tha se pjesëmarrja e grave në biznes në Kosovë është shumë e ulët dhe kjo është pasojë e mungesës së informatave sidomos në vendet rurale, mbi mundësitë që ekzistojnë në të bërit biznes, prandaj një platformë si kjo është e domosdoshme me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së grave në biznes.

Ndërkaq Ministrja për Tregti dhe Industri, Hykmete Bajrami, tha se posedimi i informatave është i një rëndësie të jashtëzakonshme për fuqizimin ekonomik të grave.

Gazmend Mejzini, kryeshef Ekzekutiv nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës-ARBK, tha se nga tash jo vetëm gratë ndërmarrëse, por edhe ato të cilat duan të nisin një biznes kanë një adresë të vetme ku mund të drejtohen.

Mejzini tha se regjistrimi i bizneseve në pronësi të grave është trend në rritje të vazhdueshme, me 19 për qind nga të gjitha bizneset e regjistruara, iniciativa si kjo do të ndikojnë në rritjen e mëtutjeshme të numrit të bizneseve të regjistruara në emër të grave.

Udhëzuesi për Biznese Fuqizimi Ekonomik i Gruas është zhvilluar nga Red Mill Agency në partneritet me PPSE, Swisscontact, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe funksionon nën domenin www.weekosovo.biz. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

Ekonomi
Kalo në kategori