LAJMI I FUNDIT:

Podujeva do të bëhet me kolektor të ujërave të zeza në vlerë prej 5.3 milionë euro

Podujeva do të bëhet me kolektor të ujërave të zeza në vlerë prej 5.3 milionë euro

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe përfaqësuesi i Kompanisë austriake “WDS Bau GmbH”, Thomas Dieringer, nënshkruan sot marrëveshjen për fillimin e realizimit të projektit të ndërtimit të kolektorit kryesor të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Kompanive austriake, “WDS Bau GmbH”, Thomas Dieringer dhe përfaqësuesin e kompanisë kompaninë ÖSTAP, Christoph Gierlinger.

Me këtë rast kryetari Veliu dhe përfaqësuesi i kompanisë “WDS Bau GmbH”, Dieringer nënshkruan marrëveshjen për fillimin e realizimit të projektit të ndërtimit të kolektorit kryesor të ujërave të zeza .

Sipas kontratës së nënshkruar, punët në ndërtimin e kolektorit do të fillojnë gjatë muajit prill.

Projekti për ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës, në vlerë prej 5.3 milionë euro realizohet përmes Soft Loan kredi, kurse implementimi bëhet përmes Klauzolës për Investime sipas Marrëveshjes për bashkëpunim financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë të Republikës së Austrisë.

“Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza është ndër projektet më të rëndësishme gjatë këtij mandati qeverisës. Përmes realizimit të këtij projekti ujërat e zeza do të largohen nga lumenjtë tanë”, tha kryetari Veliu me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes.

Veliu e falënderoi Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Austrisë, si dhe kompaninë ÖSTAP, e cila ishte partnere e Komunës për hartimin e këtij projekti.

Ky projekt në vlerë prej 5.3 milionë euro realizohet përmes Soft Loan kredi, për trajtimin e ujërave të zeza, përmes Klauzolës për Investime sipas Marrëveshjes për bashkëpunim financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë të Republikës së Austrisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Kompania Turistike Shpejtimi
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
​FMN-ja dhe Qeveria me shifra të ndryshme për rritjen ekonomike

​FMN-ja dhe Qeveria me shifra të ndryshme për rritjen ekonomike

Ekonomi
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Ku ka shqiptarë, ka Birra Peja dhe Go+!

Ku ka shqiptarë, ka Birra Peja dhe Go+!

Devolli Group
Kalo në kategori