LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti sqaron problemin e mësueses: Kishte marrëveshje në mes prindërve

Ahmeti sqaron problemin e mësueses: Kishte marrëveshje në mes prindërve

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për rastin e mësimdhënëses së shkollës “Emin Duraku”, duke sqaruar se postimi i fotove të nxënësve ka qenë në grup të mbyllur në Facebook.

Ai ka shkruar në këtë rrjet social, se kryetarja e prindërve ka thënë se kjo ka qenë marrëveshje më prindër.

Por, i pari i Prishtinës ka treguar për masat që janë ndërmarrë nga institucioni që ai e drejton në këtë drejtim:


“1. Kemi dërguar letër zyrtare në mëngjes tek inspektorët e Ministrisë së Arsimit sepse është nën përgjegjësinë e tyre ky inspektim

  1. Kemi dërguar ekipin e drejtorisë së Arsimit për vizitë speciale dhe për ta përgatitur raportin deri në fund të ditës
  2. Drejtori i Shkollës do të përgatis raport:

Në bazë të këtyre DKA me drejtoreshën  Arbërie Nagavci do të merr vendimin meritor.

P.S. Udhëzimi administrativ

Ligji Nr.2004/37

PËR INSPEKSIONIN E ARSIMIT NË KOSOVË

Detyrat e Inspeksionit të Arsimit

Neni 4

4.2. Inspektimet e rregullta informative dhe kontrolluese kryhen në mbështetje të planit vjetor të Inspeksionit të Arsimit, kurse ato emergjente e speciale në bazë të kërkesave të organeve dhe palëve të interesuara.

  1. Mbrojtjen shëndetësore të fëmijëve, të nxënësve, të studentëve, të mësimdhënësve dhe të punëtorëve të tjerë të institucionit arsimor;
  2. Masat disiplinore të shqiptuara ndaj nxënësve, studentëve, mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të institucionit;

5.3. Inspektorët e arsimit urdhërojnë edhe:

  1. Inicimin e procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë, të cilët nuk i kryejnë punët dhe detyrat e përcaktuara me rregulla të institucionit dhe me ligj;

UDHËZIM ADMINISTRATIV

Ndalimi, ndërprerja e punës dhe inicimi i procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë në institucionet edukativo-arsimore, aftësuese dhe shkencore

Neni 2

Ndalimi, ndërprerja dhe inicimi i procedurës disiplinore

Inspektori i arsimit, ndalon, ndërpren punën e mësimdhënësve dhe punëtorëve në institucionet edukativo- arsimore, shkencore dhe aftësuese si dhe e fillon procedurën e shqyrtimit të masës disiplinore ndaj tyre, nëse konstaton se:

  1. e) përdor dhunën fizike ndaj fëmijëve, nxënësve, studentëve dhe kolegëve ;
  2. nj) në mënyrë të paautorizuar jep të dhënat e besueshme si:
  • të dhënat personale të fëmijëve, nxënësve dhe studentëve, familjes dhe kolegëve;
  • informatat shëndetësore dhe mjekësore;
  • problemet familjare;
  • rezultatet e notimit (testit) etj”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori