LAJMI I FUNDIT:

Apostollova dhe Bahtiri bisedojnë për problemet e Mitrovicës

Apostollova dhe Bahtiri bisedojnë për problemet e Mitrovicës

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, është pritur në Prishtinë nga shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorja Natalya Apostollova, me të cilën kanë biseduar për situatën e përgjithshme në Mitrovicë, me theks të posaçëm për projektin e BE-së për urën dhe për marrëveshjen e fundit mbi planet e rivitalizimit të mëtejshëm të zonës përreth saj.

Bahtiri, pas takimit me ambasadoren Apostollova, tha se është njoftuar në detaje me projektin e BE-së për rivitalizimin e urës, i cili do të vazhdoj së realizuari në ditët në vijim pasi që koha po përmirësohet, paralelisht me projektin e shëtitores në pjesën veriore, pak metra më larg se ku ishte muri i ngritur në mënyrë joligjore.

Ai shtoi në vazhdim se realizimi i marrëveshjes  garantohet nga BE-ja dhe SHBA, ndërsa që punimet edhe në shëtitoren që do ta ndërtoj komuna në veri të Mitrovicës, do të mbikëqyren nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.


Duke bërë të ditur se me ambasadoren Apostollova janë dakorduar që të gjitha problemet dhe mosmarrëveshjet eventuale ët zgjidhen përmes dialogut, kryetari Bahtiri fton edhe me këtë rast qytetarët e komunës që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre, sikur edhe deri tash, për ruajtjen e paqes dhe relaksimin e mëtutjeshëm të situatës së përgjithshme, thuhet në njoftim.

“Tani kur situata pas tensionimit për shkak të ngritjes së murit në mënyrë joligjore nga autoritetet e komunës në veri të Mitrovicës, sërish ka filluar të shtensionohet, mesazhi im është që të vazhdohet maturia, pjekuria  dhe qetësia e treguar deri tash dhe  që të  mos lejohen forcat e errëta që të destabilizojnë situatën. Për përkushtimin tonë në këtë drejtim, kemi edhe garanci të forta nga BE-ja dhe SHBA-ja se projekti i rivitalizimit të urës do të realizohet patjetër ashtu sikur është paraparë dhe sa më shpejt”, tha kryetari Bahtiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori