LAJMI I FUNDIT:

Tregon forcën duke lakuar metalin me dhëmbë dhe bartur tulla me sy (Video)

Tregon forcën duke lakuar metalin me dhëmbë dhe bartur tulla me sy (Video)

Në Pakistan është filmuar një burë i paemëruar, i cili vë grepa në sy dhe më pas i ngre lartë disa tulla që janë të lidhura për to.

Pasi të ketë vënë një shufër metalike në dhëmbë, një tjetër ia lakon, ndërsa telat me gjemba që i ka në trup ia tërheqin me motoçikleta, transmeton Telegrafi.

Të gjitha këto ai i përballon me mjaft lehtësi, ndërsa mbetet me shenja të lehta, por jo edhe me ndonjë plagë. Pos këtij burri, në videon e postuar më poshtë, mund të shihen disa të rinj që stërviten të qëndrojnë mbi gozhda.


Në fund shfaqet edhe një burrë tjetër, i cili i ka të lidhura këmbët dhe më pas duart, të cilat ia tërheqin me motoçikletë. Në të dy rastet, gjymtyrët e tij shpëtojnë të padëmtuara.

Nuk dihet nëse kjo është ndonjë shkollë ku bëhen këto stërvitje, por në bazë të veshjeve të njëjta mund të thuhet se është vetëm një grup i organizuar. /Telegrafi/

https://youtu.be/4RGU6noqkRE