LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Kodrës së Trimave protestojnë kundër ndaljes së shpeshtë të rrymës (Video)

Banorët e Kodrës së Trimave protestojnë kundër ndaljes së shpeshtë të rrymës (Video)

Dhjetëra banorë të lagjes “Kodra e Trimave” të kryeqytetit kanë bllokuar rrugën “Vëllezërit Fazliu”, që çon drejt Podujevës.

Nën thirrjet “Duam rrymë“, ata kanë protestuar për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike.

Nazmi Berisha, një prej banorëve të lagjes tha se me reduktime nuk po përballen vetëm këto ditë, por qe 17 vjet. “Unë mendoj që duhet me e ndjek shembullin Rumanisë edhe na në qoftë se dojmë me arritë diçka sepse sa të jetë kështu kurrë përpara s’kemi me shku”, tha Berisha.


Kurse, Xhevdet Abazi tha se shpesh ndodhë që 3 orë kanë rrymë e 3 jo. “Arsyet janë se po kemi reduktime të shpeshta të energjisë elektrike, p.sh. 3 me rrymë 3 pa rrymë. Ka raste që edhe 4 orë jemi pa rrymë e 2 me rrymë. Dojmë m’i tregu KEDS-it që edhe kjo lagje është Prishtinë”, tha Abazi.

E Leonora Beka, e cila tha se është paguese e rregullt e rrymës, kërkon nga KEDS-i që rrymën t’ia ndalë atij që nuk paguan e jo në mënyrë kolektive. “Unë në shenjë revolte marr pjesë në këtë protestë për shkak se bëhet diskriminim në lagjen tonë, gjatë gjithë ditës 3 orë skem rrymë edhe pse jemi pagues të rregullt”, tha Beka.

Protestuesit paralajmëruan se nëse vazhdojnë ndërprerjet e rrymës në ditët në vijim do të protestojnë para zyrave të KEDS-it.

Policia ishte e pranishme gjatë kësaj proteste, e cila zgjati rreth 20 minuta dhe përfundoi e qetë./KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Lajme
Kalo në kategori