LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës mijëra euro edh për ndërtimin e rrugëve në Ferizaj

Ministria e Infrastrukturës mijëra euro edh për ndërtimin e rrugëve në Ferizaj

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e gjashtë projekteve infrastrukturore në komunën e Ferizajt.

MI-ja do të financojë realizimin e asfaltimit të rrugëve Sazli – Prelez i Muhaxherëve në vlerë prej 400,000 euro, Sojevë – Mirosalë – Pojatë – Softaj në vlerë prej 400,000 euro, Rahovicë – Kishnapole në vlerë prej 600,000 euro, Pleshinë – Kashtanjevë në vlerë prej 1,000,000 euro, Talinoc i Muhaxherëve në vlerë prej 200,000 euro dhe ndërtimin e rrugës Bibaj (Kyqja R6) – Driton Islami (N2) në vlerë prej 400,000 euro.

Me këtë Memorandum, MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projekteve, ndërsa, Komuna e Ferizajt obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.


Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me
kualitet të lartë.

Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projektit, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe Ministrinë e Financave dhe të hartojë projektin për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Botë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Kalo në kategori