LAJMI I FUNDIT:

Pas Tunës, vjen një tjetër fotografi magjike me dedikim nga Patrisi: Frymoj me ju të dy (Foto)

Pas Tunës, vjen një tjetër fotografi magjike me dedikim nga Patrisi: Frymoj me ju të dy (Foto)

Gjatë ditës së sotme (e shtunë) kemi patur mundësinë që të shohim një fotografi të mrekullueshme të këngëtares Tuna, e cila shfaqte barkun e saj të rrumbullakosur, teksa Patrisi e ledhatonte rreth tij.

Një fotografi mbreslënëse vetëm në ngjyrat bardhë e zi, bëri që Tuna dhe Patrisi të marrin vëmendjen e gjithë opinionit, duke u uruar kështu për pritjen e ëmbël.

Cozman shfaqet i vetmuar (Foto)
Lexo po ashtu Cozman shfaqet i vetmuar (Foto)

“Mëngjeset si ky ia vlejnë çdo pritje” shkruante Tuna në fotografinë e publikuar në mëngjes, gjersa mbrëmja si duket ishte rezervuar për një tjetër fotografi familjare, kësaj radhe nga Patrisi.


Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook dhe Instagram një fotografi, në të cilën shfaqet sërish duke i ledhatuar barkun Tunës, gjersa në mbishkrimin e fotografisë shkruan fjalët emocionuese: “Frymoj me ju të dy”.

Mesa duket çifti janë duke përjetuar momentet më të lumtura të jetës së tyre, teksa shijojnë pritjen e ëmbël. /Telegrafi/

“Frymoj me ju të dy”