Bashkëshorten e Dritëroit, Sadije Agollin, e gjejmë në ballkonin e spitalit, duke u ngushëlluar.
“Çfarë do bëhet me dorëshkrimet dhe gjithë ato dosje që kemi në shtëpi, Sadije?”, ky ishte shqetësimi i ditëve të fundit të Dritëroit.
Sadija me qetësinë që e shoqëron vazhdimisht, i ishte përgjigjur se të gjitha do të sistemohen, vetëm t’i bëhu mirë.
Bashkëshortja e tij prej 53 vjetësh, tregon se gjendja e Dritëroit u përkeqësua të mërkurën e kaluar, 10 ditë më parë, në 3:30 të mëngjesit, duke e sjellë me urgjencë në Sanatorium për ndjekje më të specializuar. Dritëroi që prej dy vitesh nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, veçanërisht në rrugët e frymëmarrjes, por pa i rënë asnjëherë dëshira për të qenë i angazhuar në publik dhe për të pritur njerëz në shtëpi.
Edhe më parë familjarët kishin kërkuar që ai të shtrohej në spital, por ai nuk kishte pranuar. Madje, biseda për t’u shtruar në spital e bënte atë shumë nervoz.
Sadija tregon se shtrimi në spital nuk i jepte aspak gjendje të mirë shpirtërore.
“Më thoshte se mjeku më duket si polic, edhe pse mjekët ishin shumë të përkushtuar me të. Dua të jem në shtëpi me ty”, shprehet Sadija për ditët e shtrimit të tij në spital.
Në korridor, djali Artani është i përlotur, ndërsa vajza Elona ndodhet me mjekët dhe personelin e spitalit në sallën e reanimacionit. Telefoni i Sadijes nuk pushon.
“Më kanë marrë nga Kosova, nga Italia dhe nga Franca dhe më ngushëllojnë, duan të ndajnë hidhërimin me mua”, shprehet Sadija.
Edhe pse kishte ditë që gjendja shëndetësore e shkrimtarit të madh ishte përkeqësuar, Sadija shprehet se iku papritur.
“Dy ditë më parë e shkëputën nga pajisjet e frymëmarrjes dhe nisi të merrte frymë vetë, duke e ndihmuar me oksigjen. Pashë se u bë më mirë dhe kjo na bëri pak optimistë. Na iku si papritur! Parametrat e organeve të tij u përkeqësuan menjëherë dhe nuk po e përballonin dot më rëndimin që sëmundja kishte shkaktuar”, tha Sadija.
E pyesim nëse Ana, mbesa që studion në Paris, ka mundur të vijë këto ditë, Sadija më thotë se ajo është nisur.
“Kërkuam një ilaç që do t’i parandalonte hemorragjinë cerebrale dhe nuk e gjetëm, e porositëm në Francë dhe e gjeti Ana dhe, me qejfin e madh se gjeti ilaçin për gjyshin, i cili e kishte pikë të dobët, po fluturonte të vinte. Por nuk e arriti dot”, shprehet Sadija në momentet më të vështira të jetës së saj. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje