LAJMI I FUNDIT:

Ardita Sinani: Shqiptarët, të bashkohemi në Evropën e Bashkuar

Ardita Sinani: Shqiptarët, të bashkohemi në Evropën e Bashkuar

Idesë dhe zërave të ditëve të fundit për mundësi ndërrimi territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë, i është përgjigjur Kryetarja e Kuvendit Komunal të Preshevës, Ardita Sinani.

Ndryshe nga propozimi i riaktualizuar i Kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, për ndërrim territoresh me Serbinë, Kryetarja e Kuvendit të Preshevës Ardita Sinani, mendon ndryshe.

Sinani në një intervistë për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, ka thënë se një ide e tillë mund të shkojë në dëm të shqiptarëve.


“Shqiptarët, të jemi bashkë ne Evropën e bashkuar. Ndërrimi i kufijve mund të shkojë në dëm të shqiptarëve, për këtë nuk janë të interesuar as faktori ndërkombëtar dhe as ai shqiptar”, tha znj. Sinani.

Kryetarja Sinani më tej në këtë intervistë ka shprehur shqetësimin ndaj tensioneve të fundit Kosovë – Serbi.

“Zhvillimet e fundit janë shqetësuese për rajonin, dhe jo vetëm për luginën, sidomos ndalimi i z. Ramush Haradinaj na shqetëson. Po përcjellim me vëmendje këtë situatë dhe presim që me gjuhën e dialogut në Bruksel të ulen këto tensione. Unë besoj dhe jam optimiste se me negociata, me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-ve mund të dalim nga këto tensione”, është shprehur Sinani.

Ajo më tej ka shtuar se Prishtina zyrtare duhet të gjejë forma që të rrisë presionin ek Beogradi sa i përket pozitës së shqiptarëve të luginës.

“Prishtina zyrtare asnjëherë nuk e ka shprehur përkrahjen për Luginën, por i kuptojë sepse raportet Beograd-Prishtinë janë të ngrira. E nga Tirana zyrtare presioni ka qenë më i pranueshëm”,shtoi më tej Ardita Sinani – Kryetare e Kuvendit komunal të Preshevës. /RTV Dukagjini-Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori