LAJMI I FUNDIT:

Statovci-Dema: Po punohet për vizat, Demarkacioni e korrupsioni pengesë

Statovci-Dema: Po punohet për vizat, Demarkacioni e korrupsioni pengesë

Zëvendësministrja e Integrimeve Evropiane, Anila Statovci-Dema ka raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se po punohet shumë në plotësimin e agjendës së integrimeve evropiane, ndërsa ka përsëritur se liberalizimi i vizave nuk është bërë për shkak të mos përmbushjes së dy kritereve, Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi si dhe luftës kundër korrupsionit.

Statovci-Dema ka thënë poashtu se në kuadër të kriterit për luftimin e korrupsionit, Prokuroria Speciale ka bërë punë të mirë duke shënjestruar 34 raste të korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe duke ngritur 25 aktakuza e vendosur tre lëndë në shkallë të parë.


Sipas saj, pavarësisht arritjeve, lufta kundër korrupsionit është një luftë e vazhdueshme, njofton Klan Kosova.

Por, me këtë  nuk është pajtuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi e cila ka thënë se pavarësisht shifrave të përmendura në luftën kundër korrupsionit, Kosova është akoma në vendin e 95-të në botë për korrupsion.

Zëvendësministrja e Integrimit para Komisionit ka folur edhe për MSA-në duke thënë se deri tani është bërë punë e mirë dhe se janë takuar nënkomitete të ndryshme.

Ajo ka bërë ditur poashtu se në muajin prill, pritet që në Kosovë të vijë komisionieri Johannes Hahn.

Edhe deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri ka folur lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, duke thënë se janë arritur suksese në fushën e integrimeve pasi janë plotësuar 99 kritere.

Sipas tij, Demarkacioni si kusht duhet plotësuar ani pse sipas tij, është kusht i padrejtë por që është kusht që vjen si rrjedhojë e obligimeve ndërkombëtare që ka Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Lajme
Kalo në kategori