LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, në vitin 2016 ka pasur ndotje të ajrit mes 145 dhe 177 ditëve

Maqedoni, në vitin 2016 ka pasur ndotje të ajrit mes 145 dhe 177 ditëve

Qytetarët e Shkupit gjatë vitit të kaluar kanë thithur ajër të ndotur me koncentrime të larta të grimcave PM 10 mes 145 dhe 177 ditë, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më pak ditë të ndotura vitin e kaluar ka pasur në Gazi Babë, pastaj në Lisiçe me 161, Qendër pranë Rektorit 154, Qendër 147 dhe Karposh 145 ditë.

Gjatë nëntorit, dhjetorit dhe janarit ka qenë ajri më i ndotur. Sipas matjeve të stacioneve matëse në Ministrinë e Mjedisit Jetësor janë regjistruar koncentrime të grimcave PM10 mbi të lejuarën 27 ditë në


Në nëntor, dhjetor dhe janar ishin normat më të larta të ndotjes. Sipas matjeve të stacioneve matëse të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Panifikimit Hapësinor janë regjistruar përqendrime të grimcave PM10 mbi të lejuarën 27 ditë në Gazi Babë dhe tek Rektorati, 24 në Lisiçe dhe 22 ditë Qendër dhe Karposh. Në dhjetor ndotja ka qenë e madhe tek Rektorati 29 ditët, Lisiçe 28, Gazi Babë 27 dhe në Qendër dhe Karposh 26. Në janar, gjithashtu ndotje ka pasur 28 ditë në Lisiçe, 27 në Qendër dhe Gazi Babë, 26 tek Rektorati dhe 25 në Karposh.

Në tetor numri i ditëve me ajër të ndotur të cilin e kanë thithur shkupjanët ka qenë 16 në Karposh, 15 në Qendër dhe tek Rektorati, 14 në Gazi Babë dhe 9 në Lisiçe. Në shtator 14 ditë kanë qenë të ndotura në Karposh, 11 në Qendër dhe Lisiçe, 10 tek Rektoriti.

Në gusht ndotje ka pasur nga nëntë ditë në Gazi Babë dhe Lisiçe, pesë tek Rektorati, 3 në Karposh dhe 2 në Qendër.

Ndotje nuk është vërejtur gjatë korrikut të vitit të kaluar dhe në maj kur përqendrimet janë tejkaluar vetëm një ditë në Qendër.

Në qershor ka pasur ndotje 10 ditë në Gazi Babë, pesë tek Rektorati, 4 në Qendër dhe 1 në Karposh. Në mars ka pasur 18 ditë ndotje në Gazi Babë, 12 në Lisiçe, 10 tek Rektorati, shtatë në Qendër dhe 4 në Karposh. Në prill në Qendër është regjistruar ndotje 10 ditë, tek Rektorati 6, Karposh 4 dhe në Lisiçe 3. Në shkurt ka qenë ajri i ndotur 22 ditë në Lisiçe, 21 në Gazi Babë, 20 në Qendër, tek Rektorati 19 dhe 18 në Karposh.

Ndotje të ajrit ka edhe gjatë muajit të parë të vitit. Tejkalim është regjistruar në mbi 20 ditë nga janari.

Mëngjesin e sotëm në komunat e Shkupit lëvizin nga 197,49 në Karposh, 162,79 në Qendër, 148.18 tek Rektorati, 101,57 në Miladinovc, Lisiçe 97.99 dhe 96.88 në Gazi Babë.

Përqendrime të lejuara të grimcave PM 10 në metër kub janë 50 mikrogramë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori