LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet e prodhimit në Eurozonë

Rriten çmimet e prodhimit në Eurozonë
FILE PHOTO: Finished capsules come out of an assembly line in the production facility of Ethical Coffee Company (EEC) in Ville-la-Grand, France, March 20, 2013. REUTERS/Denis Balibouse/File Photo

Çmimet e prodhimit në Eurozonë u rritën sipër pritshmërive në muajin dhjetor kryesisht prej energjisë më të shtrenjtë, megjithatë, duke e përjashtuar këtë komponent të luhatshëm, rritja ishte modeste.

Zyra e Statistikave e Bashkimit Europian, Eurostat, tregoi se çmimet prodhimit u rritën me 0.7 për qind në dhjetor, nga muaji i kaluar, dhe me 1.6 për qind me bazë vjetore. Të dhënat vjetore për dhjetorin treguan normën më të lartë në 4 vite.

Projeksionet qëndronin për një rritje me 0.4 dhe 1.3 për qind në mënyrë respektive. Nxitësi kryesor për rritjen ishin çmimet e energjisë, që u rritën me 2.1 për qind me bazë mujore dhe 3.9 për qind nga dhjetori 2015.


Pa komponentin e energjisë, çmimet u rritën me 0.3 për qind nga muaji nëntor dhe me 0.9 për qind nga viti i kaluar. Çmimet më të larta të energjisë kanë rritur edhe çmimet e konsumit në Eurozonë në muajin janar, ku Eurostat deklaroi se inflacioni arriti 1.8 për qind për muajin janar.

Banka Qendrore Europiane, që ka injektuar sasi gjigante të parasë në ekonomi për të nxitur inflacionin, ka bërë të ditur se nuk do të ndalojë programin e blerjes në treg të hapur deri sa inflacioni bazë të fillojë rritjen e qëndrueshme.

Ndërsa treguesi që përfshin çmimet e energjisë arriti 1.8 për qind për janarin, inflacioni bazë u rrit me vetëm 0.9 për qind. /Telegrafi/