LAJMI I FUNDIT:

Vdiq farmacisti i njohur, Adnan Mustafa

Vdiq farmacisti i njohur, Adnan Mustafa

Në orët e vona të së enjtes, në moshën 56-vjeçare, pas një sëmundjeje të rënd ka ndërruar jetë farmacisti i njohur shqiptar, Adnan Mustafa.

Magjistri i shkencave të Farmacisë u lind më 18 qershor 1960, në Dumnicë të Poshtme të Podujevës. Studimet i ka mbaruar në vitet ’80 të shekullit të kaluar, në Universitetin e Beogradit, ndërsa specializimin në Biokimi Medicinale në Prishtinë. Ka qenë kryetar dhe anëtar i Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, si dhe kryeredaktor i Formularit të parë të barnave të Kosovës.

Mustafa ka dhënë kontribute të mëdha në zhvillimin e shkencës farmaceutike në Kosovë, e po ashtu ishte kritik i zëshëm ndaj degradimeve profesionale dhe të etikës së farmacistëve.


Varrimi i të ndjerit do të bëhet të premten, më 3 shkurt, në ora 15:00, në varrezat e familjes në Dumnicë të Komunës së Podujevës. /Telegrafi/