LAJMI I FUNDIT:

Analizohet gjendja gjithëpërfshirëse e ligjit për pagesën e pensioneve në Maqedoni

Analizohet gjendja gjithëpërfshirëse e ligjit për pagesën e pensioneve në Maqedoni

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Agjencinë për supervizion të sigurimit kapital financiar pensional (MAPAS) dhe Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë (FSPIM) zbaton analizë gjithëpërfshirëse për konfirmimin e gjendjes me impelementimin e ligjit për pagesën e pensioneve dhe gjendjen në lidhje me të siguruarit për të cilët anëtarësimi në shtyllën e dytë nuk është i volitshëm, në bazë të të cilave do të propozohet ndryshim për ligjet për financim të obliguar kapital pensional, sigurim pensional dhe invalidor dhe për pagesën e pensioneve dhe kompensimeve pensionale, informuan nga Ministria në takimin e sotëm me gazetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Grupi punues, siç informojnë nga MPPS, për dy javë do të dalë me analizë për gjendjet e vëzhguara, te kategoritë e të siguruarve të cilët janë anëtarë vullnetarë të cilët në momentin e anëtarësimit kanë pasur mbi 40 vjet dhe më shumë se pesë vjet, stazh pensional, anëtarë të evidentuar si punësim i parë pas 1 janarit të vitit 2003, ndërsa kanë pasur stazh edhe paraprakisht, anëtarë të cilët e kanë ndryshuar statusin e sigurimit nga punëtor në polic dhe anasjelltas dhe persona të cilët nuk janë të përfshirë me anëtarësim, ndërsa insistojnë të anëtarësohen.

Në konkludim me 31 dhjetorin e vitit 2016 në shtyllën e dytë pensionale ka 427.025 anëtarë me mjete prej rreth 781 milionë euro ose 48 miliardë denarë, ndërsa në shtyllën e tretë janë të anëtarësuar rreth 23.000 persona me mjete prej rreth 16 milionë euro ose 996 milionë euro, njofton AIM.


Nga MPPS informojnë se mosha mesatare e të siguruarve në shtyllën e dytë është 34 vjet, ndërsa vetëm 34 të siguruar nga kjo shtyllë janë të pensionuar.

Nga fillimi i implementimit të shtyllës së dytë, informojnë nga MPPS, në vitin 2007 është bërë analizë dhe është konfirmuar se për disa të siguruar të cilët vullnetarisht janë anëtarësuar në shtyllën e dytë nuk është e volitshme të jenë në të duke e marrë parasysh moshën dhe stazhin e tyre, ndërsa nga MAPAS janë kontaktuar me qëllim që të njoftohen se anëtarësimi i tyre në shtyllën e dytë nuk është në dobi të tyre dhe edhe njëherë ta shqyrtojnë vendimin e tyre. Por edhe krahas të gjitha masave të mara, siç theksuan se MPPS, ekzistojnë të siguruar, veçanërisht të moshës më të rritur, anëtarësimi i të cilëve në shtyllën e dytë pensionale nuk është në dobi të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori