LAJMI I FUNDIT:

Perkins: Organizata radikale dhe të fuqishme marrin para nga Soros-i dhe USAID-i në Maqedoni

Perkins: Organizata radikale dhe të fuqishme marrin para nga Soros-i dhe USAID-i në Maqedoni

Këto organizata janë gjithçka, kurse më pak demokratike. Në vend të asaj, ata angazhohen me ide radikale në të gjithë Evropën. Soros-i posedon ose kontrollon më shumë se 60 organizata jo-qeveritare në Maqedoni-të njëjti marrin grante nga programi i USAID-it! Mes çështjeve tjera, Soros derdh të holla të USAID-it te partia LSDM, ish partia komuniste në Maqedoni, kështu është shprehur në tekst analizën për Maqedoninë, Tony Perkins, kryetar i Këshillit për studime të familje nga Washinton-i, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Çka do kryetari i fondacionit Shoqëri e Hapur dhe menaxheri George Soros në vendin e vogë Maqedoni?…Babai i Warbucks për shkak të arsyeve progresive punon jashtë orarit për t’i dobësuar kufijtë evropiane dhe të lehtësojë valën e refugjatëve nga Lindja e Mesme me dorëzimin e parave për tu rënuar nacionalitetet dhe i mba rob zgjedhjet demokratike dhe njëkohësisht e parandalon imigrimin jolegal’, shkruan Perkins.

Por, ai nuk e bën këtë vetë, Perkins shton se, Departamenti i Shtetit të SHBA-së punon së bashku me atë.


Perkins ndër të tjera shton se njerëzit në Maqedoni janë të lodhur nga historia 25 vjeçare e Soros-it në ndërhyrjen e vendit dhe tani janë formuar grupe për t’i thënë ‘Stop’ punës së Soros-it (SOS). /Telegrafi/