LAJMI I FUNDIT:

ATK në muajin janar mbylli 22 lokale të lojërave të fatit

ATK në muajin janar mbylli 22 lokale të lojërave të fatit

Administrata Tatimore e Kosovës, e mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, ka zhvilluar një aksion i cili ka rezultuar me konfiskimin e 6 aparateve, 2 shtëpiza të lojërave elektronike lacky six dhe një pajisje e pa identifikuar. Po ashtu, janë mbyllur 3 lokale.

Drejtoria e Lojërave të Fatit në Administratën Tatimore të Kosovës, në vazhdimësi është duke monitoruar subjektet të cilat merren me lojërat e fatit, në mënyrë që aktivitetet e tyre të jenë brenda kornizave të përcaktuara me ligjin për lojërat e fatit.

ATK njofton se fillimi i vitit 2017 ka nisur me një strategji e cila nuk do të iu le hapësirë shkelësve të ligjit.


“Në këtë mënyrë dje është zhvilluar edhe një tjetër aksion, në bazë të informatave të pranuara nga qytetaret, nga i cili ka rezultuar me konfiskimin e 6 aparateve, 2 shtëpiza të lojërave elektronike lacky six dhe një pajisje e pa identifikuar. Po ashtu, janë mbyllur 3 lokale”, thuhet në një komunikatë të ATK.

Administrata Tatimore e Kosovës thotë se vetëm gjatë muajit Janar të vitit 2017 nga aksionet e zhvilluara ka mbyllur 22 lokale të subjekteve të lojërave të fatit, të cilat veprimtarin e tyre nuk e kanë pasur në përputhje me ligjin përkatës.

ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Botë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori