Puçrrat! Sa herë që shkruajmë apo lexojmë këtë fjalë, na vjen shumë natyrshëm të gjejmë pasqyrën e parë dhe të shohim nëse kemi ndonjë të tillë në fytyrë. Janë ankthi i pashmangshëm i çdo femre, sidomos nëse na duhet të marrim pjesë në ndonjë ngjarje të rëndësishme.
Sipas mjekësisë kineze, puçrrat shfaqen në fytyrë në momentin që organizmi ynë ka një problem dhe nuk punon siç duhet. Pra, puçrrat dhe aknet nuk janë gjë tjetër veçse reagimi i jashtëm i mosfunksionimit të organeve të brendshme.
Midis vetullave: Puçrrat e shfaqura në këtë zonë janë të lidhura ngushtë me funksionimin e mëlçisë. Duhet të konsumoni sa më pak mish, nënprodukte të qumështit dhe pije alkoolike.
Në ballë: Puçrrat në ballë krijohen si pasojë e problemeve me fshikëzën e urinës dhe tretjen e ushqimit. Ndryshoni sa më parë regjimin ushqimor. Konsumoni fruta, perime, ushqime të pagatuara, përtypuni mirë dhe bëni sa më shumë aktivitet fizik.
Në hundë: Puçrrat e shfaqura në zonën e hundës janë të lidhura ngushtësisht me shëndetin kardiovaskular. Keni problem me qarkullimin e gjakut, bllokim të mundshëm të enëve të gjakut dhe kolesterol të lartë.
Në veshë: Edhe pse mund të duket absurde, puçrrat mund të dalin edhe në veshë. Në këtë rast mund të jenë simptoma të ndonjë shqetësimi në veshka. Për t’i luftuar ato duhet të evitoni kafenë, kripën dhe të pini shumë ujë.
Në mjekër: Puçrrat që shfaqen në mjekër mund të kenë orgjinë të ndryshme. Mund të krijohen si pasojë e problemeve hormonale, stresi apo problemet me stomakun. Konsumoni sa më shumë agrume dhe fruta pylli.
Në qafë dhe kraharor: Puçrrat në këto zona mund të shkaktohen nga stresi dhe infeksione të ndryshme. Nëse vini re se ato ju shfaqen shumë shpesh,bëni mirë të konsultoheni me një mjek.
Në faqe dhe mollëza: Këto puçrra krijohen si pasojë e problemeve në mushkëri. Këshilla më e duhur për duhanpirësit është të reduktojnë konsumin e duhanit. Pini sa më shumë ujë, përdorni kripën e kuqe të Himalajeve, konsumoni fruta të thata dhe merruni me sport, sidomos not.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë