Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë, ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve italiane që merren me zhvillim ekonomik, me përfaqësues të bizneseve dhe me ndërmarrës të ndryshëm.
Kryeministri Mustafa është takuar edhe me nënsekretarin për Tregtinë Ndërkombëtare dhe Tërheqjen e Investimeve në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ivan Scalfarotto, me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë për Promovimin e Jashtëm dhe Ndërkombëtar të Ndërmarrjeve Italiane, Piergiorgio Borgogelli.
Një takim të veçantë, kryeministri Mustafa i shoqëruar nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, e ka zhvilluar edhe me ministren regjionale të Trentos, Sara Ferrari, ku është biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Trentos dhe Pejës.
Gjatë takimeve, kryeministri Isa Mustafa i ka njoftuar për të arriturat e mëdha në Kosovë, me theks të posaçëm në ambientin shumë të favorshëm për investime dhe për të bërë biznes.
Duke falënderuar Italinë për përkrahjen e madhe në shumë sfera, kryeministri ka folur edhe për mundësitë që ekzistojnë për bashkëpunim ekonomik dhe investime sidomos në energjetik, në energjinë e ripërtritshme, në miniera dhe minerale, përpunimin dhe finalizimin e tyre, në procesimin e produkteve me prejardhje bujqësore, në IT, në turizëm, sidomos turizmin dimëror, transmeton Telegrafi.
Kryeministri Mustafa gjatë ditës ka marrë pjesë në punimet e Forumit Itali-Kosovë, ku ishin të pranishëm 93 përfaqësues të bizneseve italiane dhe kosovare si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.
Gjatë Forumit, kryeministri Mustafa dhe përfaqësuesit tjerë të institucioneve të Kosovës kanë shpalosur në detaje mundësitë e mëdha që ofron Kosova për investitorët italianë.
Gjatë paneleve të ndryshme të Forumit, ministrat përkatës kanë prezantuar potencialin e Kosovës, kanë diskutuar për instrumentet në mbështetje të kompanive posaçërisht për prodhim dhe investime të reja, për lehtësirat doganore, për rolin e odave ekonomike, etj.
Po ashtu, gjatë Forumit, kompanitë e ndryshme kosovare dhe italiane kanë zhvilluar takime ndërmjet vete ku kanë shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve, ku bizneset kosovare me potenciale eksportues kanë qenë shumë mirë të përfaqësuara në këtë Forum. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite