LAJMI I FUNDIT:

Tigri që iu iku stërvitësve, shkaktoi panik në qytet për disa orë (Foto)

Tigri që iu iku stërvitësve, shkaktoi panik në qytet për disa orë (Foto)

Oscar ia ka dalë të ikë nga stërvitësit e cirkut lëvizës dhe të shëtisë nëpër një rrugë shumë të populluar në Sicili të Italisë.

Kafsha e egër nuk ka kryer ndonjë sulm, meqenëse të gjithë kanë ikur, ndërsa Policia është kujdesur ta bllokojë hapësirë, transmeton Telegrafi.


Për disa orë me radhë, veturat kanë lëvizur nëpër rrugë anësore, ndërsa forcat e rendit dhe stërvitësit e cirkut, përpiqeshin ta zvogëlonin zonën ku qëndronte grabitqari.

Pasi është izoluar më disa rrjeta metalike, në atë vend është dërguar makina me të cilën transportohet Oscar dhe është larguar.

“Nuk mund t’i besoja syve, kur para meje u shfaq një tigër gjigant. Nuk ishte aspak i rrezikshëm dhe sillej sikur kërkonte të shoqërohej me dikë”, ka thënë një person lidhur me rastin. /Telegrafi/