Anëtarët e rrjetit PanAlbanica, studentë, personalitete të njohura e mysafirë të tjerë u tubuan të dielën (29 janar), në Tetovë, për të shënuar përvjetorin e parë të themelimit të këtij rrjeti dhe për të përuruar botimin e numrit të parë të përmbledhjes “Agora PanAlbanica”, njofton Telegrafi Maqedoni.
“PanAlbanica është një rrjet njerëzish me botëkuptime që nuk ravijëzohen nga kufijtë, çfarëdo qofshin ata. Thelbi i këtij rrjeti është të menduarit jashtë mureve të vendosura artificialisht në hapësirë, që kanë bërë që ata të vendosen pavetëdijshëm edhe në kokat tona. Qëllimi i rrjetit PanAlbanica është që të jetë një agorë përsiatjesh e debatesh, që do të përpiqet të japë një dorë në shembjen e këtyre mureve në botën e rrjetëzuar e tejet të ndërvarur në të cilën jetojmë sot“, tha Albulena Halili, njëra nga bashkëthemelueset e këtij rrjeti.
Agora PanAlbanica është botim i rrjetit PanAlbanica dhe është pagëzuar sipas rubrikës së këtij rrjeti me po të njëjtin emër. Në këtë përmbledhje të parë janë përfshirë shkrime të botuara në rrjetin elektronik panalbanica.net, gjatë vitit të parë të jetëgjatësisë së tij.
“Shumica e zjarreve bubulakë fillojnë – nga një shkëndijë e vetme. Ta ndihmojmë të gjithë bashkë këtë shkëndijë të bëhet zjarr dhe të përpiqemi ta mbajmë gjallë flakën e tij”, përfundoi fjalën e saj të rastit Albulena Halili, duke i ftuar të gjithë ata që mendojnë njëlloj e që besojnë në këtë vizion, që të bëhen vegëz e këtij rrjeti.
Rrjeti PanAlbanica është themeluar më 17 janar 2016, prej kur edhe ka filluar me botimin e shkrimeve nëpër rubrikat me emërtime tejet unike si: Përtejkumte, Përsiatje e Përsiatje studentore, Mbrothësi, Me tejqyrë, Kult-ura, Shëmbëllime, Gjë(ra)egjëza, Retro-visore e Sport./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet