LAJMI I FUNDIT:

Merkel, kundër Trump për ndalimin e qytetarëve nga vendet myslimane

Merkel, kundër Trump për ndalimin e qytetarëve nga vendet myslimane

Angela Merkel e kundërshtoi hapur vendimin e presidentit amerikan për t’iu ndaluar hyrjen qytetarëve nga 7 vende me shumicë myslimane.

“Lufta kundër terrorizmit nuk do të fitohet me masa kundër individëve të caktuar”, ishte deklarata e kancelares gjermane, që i kujtoi shefit të Shtëpisë së Bardhë konventat dhe të drejtën ndërkombëtare.

“Beteja e nevojshme dhe vendimtare kundër terrorizmit nuk e justifikon vendosjen e grupeve të caktuara të njerëzve nën një hije të përgjithshme dyshimi. Në rastin për të cilin po flasim, bëhet fjalë për besimtarët myslimanë.


Mendoj se një gjest i tillë bie ndesh me parimet themelore të ndihmës për refugjatët dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha Merkel.

Kancelarja nuk pajtohet me vendimin e Trumpit e këtë ia ka bërë të qartë edhe gjatë telefonatës 45-minutëshe të ditës së shtunë. Ajo kujton sesi Konventa e Gjenevës për refugjatët parashikon që vendet të ofrojnë ndihma humanitare për pranimin e refugjatëve të luftës dhe se të gjithë nënshkruesit e dokumentit janë të detyruar ta respektojnë atë deri në fund.

Ekzekutivi gjerman tani po sheh me kujdes se cilat janë pasojat e vendimit të presidentit amerikan për personat me dyshtetësi dhe, në raste të caktuara, siç thotë zëdhënësi Steffen Seibert, ai do të mbrojë interesat e personave të prekur para atyre të partnerëve amerikanë.

Pas komenteve të përmbajtura të fillimit, edhe kryeministrja britanike Theresa May e kritikoi lëvizjen e Trumpit e tha se edhe Britania e Madhe do të reagojë nëse urdhri ekzekutiv prek shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar.

Në trend Botë

Më shumë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim

Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim

Botë
Trump deklaron se ai dhe Putin mund të bëjnë diçka 'domethënëse' për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump deklaron se ai dhe Putin mund të bëjnë diçka 'domethënëse' për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Serbia
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Kalo në kategori