LAJMI I FUNDIT:

Antonio Banderas lirohet pasi u shtrua urgjentisht në spital

Antonio Banderas lirohet pasi u shtrua urgjentisht në spital

Antonio Banderas u shtrua në spital pasi ndjeu dhembje në gjoks pas një seance ushtrimesh në palestër.

Aktori 56-vjeçar, i cili nga viti 2015 jeton në Angli, u dërgua me urgjencë në spital dhe gjithçka kaloi. Tashmë, ai po rehabilitohet pas rrezikut të kaluar.

Vetë Banderas ka konfirmuar lajmin për “The Sun” dhe ka falënderuar mjekët për shërbimin.


Arsyen e blerjes së një mansioni në Kobham të Anglisë, spanjolli e ka shpjeguar kështu “Kjo shtëpi më jep thjeshtësinë dhe lirinë që më duhet në këto momente. Nuk jam më një person festash. Tani dua të jem i qetë për të shkruar disa skenare filmash”.