Punonjësit e shëndetësisë në Ballkanin Perëndimor, për shkak të mangësive në sektorin e shëndetësisë dhe pagave të ulëta, janë duke i braktisur vendet e tyre ku janë lindur dhe rritur, dhe preferojnë të shkojnë në shtetet më të zhvilluara të Evropës Perëndimore. Rritja e migrimit të mjekëve nga Ballkani Perëndimor në shtetet e Evropës Perëndimore në vitet e fundit, arriti në nivel shqetësues, shkruan Anadolu Agency, transmeton gazeta KOHA.
Në Maqedoni, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Kroaci dhe Mal të Zi çdo vit më shumë se 1000 mjekë migrojnë drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Shkaqet kryesore të migrimit të “manteleve të bardhë” në vendet e Evropës Perëndimore të cilat kanë kushte më të mira, janë mangësitë në sistemin shëndetësor dhe pagat e ulëta të mjekëve. Sipas shifrave të vitit 2016, nga Maqedonia 500, Bosnjë Hercegovina 350, Shqipëria 160, Mali i Zi 29 mjekë kanë migruar në vendet e Evropës Perëndimore.
Nga ana tjetër në 3 vitet e fundit gjithashtu edhe nga Kroacia 525 mjekë kanë migruar në vendet më të zhvilluara të BE-së, ndërsa në Serbi vitin e kaluar 599 mjekë kanë aplikuar në autoritetet përkatëse për certifikatën që iu duhet për të punuar si mjekë jashtë vendit.
Problemi me të cilën përballet rajoni shkakton një rrezik të konsiderueshëm në sistemin shëndetësor të vendeve të vogla siç është Mali i Zi. Në këtë vend migrimi i vetëm një mjeku specialist mund të shkaktojë një probleme të madha në sistemin shëndetësor. Valës së migrimit në vitet e fundit i janë bashkangjitur edhe kandidatët e rinj për mjekë. Dhjetëra studentë të mjekësisë të cilët nuk mund të gjejnë mundësi për specializim në vendet e tyre pas diplomimit, kurën e gjejnë në vendet si Gjermania, Britania, Sllovenia dhe Zvicra, vende ku sistemi shëndetësor është më i zhvilluar dhe i rregullt.
Këto zhvillime në fushën e shëndetësisë, mund të shikohen edhe në deklaratat e fundit të institucioneve dhe organizatave që merren më çështjet e shëndetësisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Në raportin e përgatitur nga ana e Dhomës së Mjekëve të Kroacisë (HLK), theksohet se që nga 1 korriku i vitit 2013 kur Kroacia u bë anëtare e BE-së deri më sot nga vendi janë larguar 525 mjekë.
Nga HLK-ja e cila i bëri thirrje qeverisë që të hulumtojë këtë trend i cili është duke u përhapur edhe më shumë mes mjekëve, theksuan se duhet ndaluar së më shpejt ikja e trurit. Ndërsa sipas të dhënave të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, gjatë vitit 2016 kanë marrë certifikatën e sjelljes së mirë 160 mjekë, një dokument ky që shërben për aplikim për punë jashtë vendit.
Ndërsa në vitin 2014, janë larguar 145 mjekë dhe në vitin 2015 janë larguar mbi 130 mjekë. Gjithashtu edhe Sindikata i Mjekëve të Malit të Zi njoftoi se në rast se parandalohet migrimi i cili është përhapur mes punonjësve të shëndetësisë, kujdesi shëndetësor do të bëhet privilegj. Në deklaratën të cilën theksohet se sipas standardeve të BE-së për çdo 100 mijë persona duhet që të ofrojnë shërbimin e tyre 335 mjekë, në Mal të Zi ky numër është 115 dhe se në mbarë vendin ka nevojë për 700 mjekë.
Në rast se nuk parandalohet migrimi i mjekëve në Ballkanin Perëndimor i cili në kohët e fundit është kthyer në një fenomen shqetësues, kjo situatë do të shkaktojë probleme që sistemet shëndetësore e këtyre vendeve në të ardhmen të përballen me një kërcënim të madh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët