Një foto e rinisë së hershme ku Floriana Garo dhe Ilda Gega shkëmbenin puthje lesbike me njëratjetrën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u bë shkak për të zbuluar lidhjen e tyre speciale për disa vite, miqësi sekrete, që tashmë ka përfunduar keq, raporton “Panorama Plus”. Fjala është për një shoqëri pasionante mes dy vajzave, gjatë periudhës kur Ilda dhe Floriana jetonin në SHBA, pas largimit atje me familjet e tyre.
Fotoja e realizuar disa vite më parë, mes moderatores Floriana Garo dhe mikeshës së saj të asaj kohe Ilda Gega, është kryefjala e dy ditëve të fundit në portale, duke vënë në diskutim prirjet seksuale të dy vajzave, të cilat nga ana tjetër në gjithë këto vite kanë pasur lidhjet dhe historitë e rëndësishme me djem të njohur. Vajzat shihen duke shkëmbyer puthje gjithë epsh me njëra¬tjetrën, të cilën Floriana e ka justifikuar duke thënë se ishte thjesht pozë artistike. Por mikesha e saj në foto, ish¬konkurrente e “Big Brother 1”, nuk ndan me miqtë të njëjtin mendim për foton.
Nëpërmjet një statusi të publikuar në Facebook, Ilda Gega ka sqaruar situatën dhe paskuintën e shkrepjes, ndërsa ka akuzuar Floriana Garon për publikimin e fotos sekrete të tyre, në vitin 2008, kur Ilda mori famë si lojtare e “Big Brother”. Sipas saj, fotoja është publikuar qëllimisht nga Floriana, e cila asokohe ishte në kërkim të famës. Ilda, madje as emrin nuk ia përmend Florianës, ndërsa shprehet në statusin e saj në Facebook: “Vajza që kanë nxjerrë në lajme këto ditë në foto me mua, ka dekada që mundohet të bëhet personazh publik. Vajza ka qenë një shoqe e imja dhe ndërkohë që isha në emisionin BB’, vendosi të publikonte foton tonë, me qëllimin për të marrë vëmendje dhe për t’u bërë e famshme”. Në vazhdim të statusit, Ilda i ka ashpërsuar tonet ndaj Florianës teksa shprehet se: “Fatkeqësisht, e vetmja që mori famë atëherë isha unë, unë që sinqerisht nuk e desha, pasi e pashë ç’monstër ishte. Pas 9 vitesh më në fund i erdhi dita edhe asaj të bëjë lajm, por sërish me foton time.” Në fund, Gega ka kërkuar që të mos bien pre e “personave që duan të bëhen të famshëm”, në këtë rast të mos bien pre e Floriana Garos.
Sipas vajzës nga Tropoja, por e rritur në SHBA, Ilda Gega, fotoja ka qenë shprehje e një afeksioni shumë të ngushtë mes tyre, por që s’duhet të publikohej. Në momentin që dy vajzat e kishin realizuar këtë foto, ishin të panjohura për publikun shqiptar, thjesht ndiqnin studimet në SHBA dhe projektonin të ardhmen e tyre Por në vitin 2008, e para që tentoi të dilte nga anonimati ishte Ilda, e cila në moshën 22¬vjeçare vendosi të merrte pjesë në “Big Brother 1 Albania”, shou që e fitoi Arbër Çepani. Në atë kohë u bë shumë zhurmë për Ildën, për faktin e daljes së parakohshme nga “Big Brother”, si pasojë e një sherri banal, që pati me një tjetër ish¬banore, Mardiolën. Ndërkohë, gjatë qëndrimit në shtëpinë e vëzhguar, ajo u etiketua si “lesbikja” e “Big Brother”, pikërisht për këto foto me Florianën, që qarkulluan në atë kohë në internet. Por nisur nga fakti që Floriana nuk njihej në atë kohë, ajo mbeti në hije, duke u komentuar Ilda, si personazhi kryesor i fotos, me tituj të tipit “Ilga Gega puthet me një femër”. E njëjta foto u ribotua në vitin 2012 nga gazeta “Panorama”, por kësaj here mori vëmendje tjetër, duke u komentuar si personazh kryesor të fotos, kësaj here Florianën, e cila tashmë kishte bërë hapa katapultues në botën e televizionit. Ajo kishte hedhur pas krahëve anonimatin për të marrë famë si “vajza e motit” në “ABC News”, dhe moderatorja e emisionit “Jo vetëm modë” në “TV Klan”, pas pjesëmarrjeve në konkurse bukurie.
Nuk dihet ekzaktësisht kur u prish miqësia “hot” mes dy vajzave, të cilat kanë vazhduar të shoqërohen dhe për pak kohë me njëra¬tjetrën në prani dhe të partnerëve të tyre që gjetën në Tiranë, pas kthimit nga Amerika. Kështu, pas daljes së parakohshme nga “Big Brother”, Ilda njohu në një club nate në Tiranë “ish¬mister Albania 2003”, Gerald Shahun, me të cilën pati një lidhje disamujore. “Te Geri kam gjetur dashurinë”, ishte deklaratë e Ildës në atë kohë për marrëdhënien e tyre, që fatkeqësish zgjati pak, fund që u bë shkas që ajo të rikthehej sërish nga SHBA e zhgënjyer. Nga ana tjetër, edhe Floriana Garo, e njohu ishtë fejuarin Tedi Ngjela në club¬in e tij në Tiranë, të cilin ajo e frekuentonte shpesh pas kthimit nga Amerika. Për fatin e saj Tedi rastisi një djalë i pasur, që e bindi të linte Amerikën përgjithmonë në kërkim të famës në Tiranë. Ajo u shfaq fillimisht bashkë me Drini Zeqon, çifti imazh i një marke veshjesh, më pas përfaqësoi Shqipërinë në “Miss World 2012”, garë që i hapi dyert në televizion si prezantuese e motit në “ABC News”.
Më pas e pamë si prezantuese e festivalit në RTSH etj., dhe në fund si moderatore e emisionit “Jo vetëm modë” në “TV Klan”. Ndërkohë që fama e saj arriti kulmin, fejesa me Tedi Ngjelën u prish pikërisht në momentin që çifti po planifikonin martesë. 30¬vjeçarja nga Durrësi jetoi në Amerikë për tetë vjet, vite ku u njoh dhe me Ildën, e cila vazhdon të jetojë atje larg famës.
Tashmë 31¬vjeçarja Gega, e cila ka bërë disa tentativa si modele pas “Big Brother”, është e lidhur me një djalë të huaj, ndërsa ka folur hapur se nga Shqipëria ruan vetëm kujtime të këqija. Sipas saj, pjesëmarrja në “Big Brother” përkundër dëshirës së familjes së saj, i dha namin e keq, që s’mundi ta fshinte dot edhe pse vendosi të vazhdojë jetën si person jopublik në SHBA./panorama
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DJ me famë botërore, Tiësto lëshon këngën “Gajdexhiu” të Zanfina Ismailit para një audience globale në New York
Momenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Momenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova