LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Do të ketë reduktim të TVSH-së në disa produkte

Hoti: Do të ketë reduktim të TVSH-së në disa produkte

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), me të cilët ka diskutuar për masat e reja të Pakos Fiskale 2.0.

Me këtë rast, përfaqësuesit e OEGJK kërkuan që rekomandimet e tyre të përfshihen në listën përfundimtare të masave të pakos së re fiskale 2.0.

Përfaqësuesi i Odes, Fadil Hoxha, ka kërkuar që të dinë më shumë nëse me ligjin e ri është paraparë të hiqet TVSH-ja në energjinë e ripërtritshme dhe të ndryshohet diçka në drejtim të energjisë solare.


“Nga 1 prilli kemi ligjin e ri, liberalizimi i tregut të energjisë, ju kisha lutur shumë se nuk e di kur bëhet lista e mallrave që do të lirohen a do të ketë diçka në drejtim të energjisë solare. Ne si prodhues, kemi dëshirë me e bë një propozim që të bëhet njëjtë si në çdo shtet në kontinent ku nuk aplikohet TVSH-ja për energjinë e ripërtritshme“, tha Hoxha.

Ai kërkoi që të bëhet diçka edhe në drejtim të stimulimit të potencialit që sipas tij është i pashfrytëzuar, e që është fuqia e grave nga zonat rurale.

Nga ana tjetër, ministri Hoti prezantoi masat të cilat do të rregullohen me këtë ligj.

Sipas tij, të gjitha këto masa po merren me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të favorshëm për të bërë biznes në Kosovë.

Ndër masat që ka përmendur Hoti është edhe heqja e normës së akcizës në mazut që përdoret për prodhime; masa e tretë është plotësimi dhe ndryshimi i listës së produkteve që i nënshtrohet normës së reduktuar të TVSH-së prej 8 për qind,…

Të tjera masa, sipas ministrit Hoti, do të jenë edhe vendosja e banderolës në produktet e miellit me qëllim që të krijohet siguri, si dhe plotësimi dhe ndryshimi tek disa ligje, siç është ndryshimi i lojërave të fatit dhe kode të reja doganore që kanë për qëllim krijimin e lehtësirave gjatë procesit të doganor.

Përndryshe, Hoti është duke mbajtur takime të ndryshme me përfaqësues të bizneseve dhe akterë të tjerë relevantë me qëllim që të marrë opinione për hartimin e ligjit të ri. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori