LAJMI I FUNDIT:

Australianët e duan në kombëtaren e tyre Besart Berishën

Australianët e duan në kombëtaren e tyre Besart Berishën
MELBOURNE, AUSTRALIA - OCTOBER 10: Besart Berisha of the Victory celebrates scoring a goal during the round one A-League match between Melbourne Victory and the Western Sydney Wanderers at Etihad Stadium on October 10, 2014 in Melbourne, Australia. (Photo by Quinn Rooney/Getty Images)

Pasi ka thyer rekordin e golave, australianët e duan sulmuesin shqiptar në Kombëtaren e tyre.

Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha po shkëlqen në futbollin australian. Ai ka thyer edhe rekordin e golave, duke qenë shënuesi më i mirë në histori, shkruan albinfo.ch.

Megjithatë, australianët kanë edhe një dëshirë që ai të luajë për Kombëtaren. Berisha pritet të pajiset me pasaportë australiane këtë javë.


Edhe revista mjaft e njohur “FourFourTwo”, në versionin e saj për Australinë e ka renditur mes kandidatëve potencialë për të përfaqësuar këtë shtet në ndeshjet e Botërorit, transmeton albinfo.

“Besart Berisha do të marrë pasaportën australiane këtë javë dhe trajneri Ante Postecoglu është njeriu që e solli në Australi në fillim. A mund të realizohet? Jam i sigurt se ka edhe rregulla të tjera kualifikimi që duhen plotësuar por si fillim ai ka shumë kohë pa luajtur me Shqipërinë. Ai është një nga lojtarët më të urryer në A-League, por të gjithë i vlerësojmë cilësitë e tij vdekjeprurëse. Unë nuk kam asnjë kundërshtim nëse ai do të shënonte golin e fitores ndaj Irakut apo Emirateve të Bashkuara Arabe pas dy muajsh”, shkruante Adrian Dins në revistën e njohur sportive.

Megjithatë, kjo nuk është e mundur sipas rregullave të FIFA-s, pasi ai më herët ka luajtur për Shqipërinë. Besarti ka marr lejen nga FIFA që të luajë për Kosovën dhe trajneri Albert Bunjaki ka thënë se e pret për ndeshjen ndaj Islandës në muajin mars.