Organizata Transparency International ka nxjerr në pah se Maqedonia ka shënuar rënie të madhe, për 24 vende, në luftën kundër korrupsionit, kryesisht për shkak të krizës politike në të cilën ndodhet vendi prej më shumë se dy vitesh.
“Lufta kundër korrupsionit në Maqedoni është në nivel shumë të ulët. Ballafaqohemi me situatë ku praktikisht liderët përgjegjës në vend nuk reagojnë, gjegjësisht nuk ndërmarrin masa për tejkalimin e situatës dhe për luftë e cila do të rezultojë me efekte pozitive“, ka theksuar Dona Dimov nga Transparecy International – Maqedoni.
Ky institucion thotë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë për shumë vite është duke zhvilluar politikë klientelizmi, e cila jo vetëm që nuk ka përfillë sugjerimet e faktorit ndërkombëtarë për të luftuar korrupsionin por, siç thotë, bartësit e institucioneve dhe “vetë shteti janë vënë në funksion të pengimit të luftës kundër korrupsionit”.
Përderisa, Arif Musa ish anëtar i komisionit anti-korrupsion, për Radion Evropa e Lirë, thotë se kapja einstitucioneve nga politika si dhe ndërtimi i mentalitetit autokrat në vend janë shkaqet kryesore se pse Maqedonia ka dështuar në luftën kundër korrupsionit.
“Problemi kryesisht qëndron në kapjen e institucioneve nga ana e politikës dhe njerëzit e inkriminuar që janë në krye të shtetit. Kjo besoj se është elementi bazë se pse Maqedonia ka shënuar rënie kaq drastike sa i përket luftës kundër korrupsionit nga vendi i 66 në vendin e 90-të. Që do të thotë se institucionet përkatëse dhe pushteti nuk luftojnë korrupsionin në asnjë mënyrë nuk marrin masa konkrete veçanërisht kur bëhet fjalë për dënimin e personave për të cilët ka dëshmi se janë të korruptuar, që do të thotë se kemi të bëjmë me kapjen e institucioneve nga njerëz të inkriminuar”, tha Arif Musa.
Përderisa Xhelal Nezi, që drejton institutin për gazetari hulumtuese SCOOP thotë se përqendrimi i pushtetit tek udhëheqja e një partie të caktuar e bën vendin që të ketë institucione jofunksionale me demokraci po ashtu jofunksionale me një sistem gjyqësor të kontrolluar.
Neziri ka nënvizuar edhe problemin e lirisë së shprehjes dhe presionin nga ana e shtetit ndaj sektorit civil si mekanizma shumë të rëndësishëm që ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit.
“Sektori civil dhe media janë ata që raportojnë mbi dukurinë e mosfunksionimit të institucioneve përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit. Ngufatja, shtypja e tyre do të thotë pastrim i terrenit që korrupsioni të shtrihet në të gjitha poret e shoqërisë në Maqedoni”.
“Përderisa në shtet funksionon një sistem i kontrollimit të institucioneve nga partia politike në pushtet ose më mirë thënë një grup i ngushtë në udhëheqësin e kësaj partie atëherë lufta kundër korrupsionit është diçka shumë irrelevante përderisa korrupsioni shndërrohet në një normë të funksionimit të asaj qeverie ose sistemit shtetëror. Nuk është për t`u habitur kjo rënie drastike që po shënon vendi sa i përket luftës kundër korrupsionit”, thekson Xhelal Neziri.
Në renditjen e vendeve të korruptuara, Maqedonia është në mesin e 9 shteteve në botë me rënien më të madhe dhe gjendet në pozitën e 90, bashkë me Mozambikun, Meksikën dhe Bjellorusinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor, jo Kuvendi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite