LAJMI I FUNDIT:

Së paku 27 fëmijë të vdekur nga acari në Afganistan

Së paku 27 fëmijë të vdekur nga acari në Afganistan

Si pasojë e borës dhe ngricës kanë vdekur të paktën 27 fëmijë në një zonë të largët të Afganistanit verior.

Pesëdhjetë centimetra borë kanë bllokuar rrugët në qarkun Darzab të provincës Javzjan, ndërsa temperaturat kanë rënë në -10 gradë Celsius, tha guvernatori i qarkut, Rahmatullah Hashar.


Ai tha se vdekjet kanë ndodhur gjatë dy-tre ditëve të fundit dhe se të gjithë fëmijët kanë qenë nën 5 vjeç.

Fakti se rrugët janë të bllokuara mund të shkaktojë vdekje të reja, tha Hashar.

Megjithatë, guvernatori i provincës, Reza Ghafoori, tha se do të dërgohen ndihma.

Siç njofton Rel, çdo dimër, reshjet e borës, acari dhe ortekët vrasin dhjetëra njerëz në Afganistan, ku për shkak të infrastrukturës së dobët, ekipet e shpëtimit e kanë të vështirë të arrijnë në zonat e izoluara.

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori