LAJMI I FUNDIT:

Lëndohen katër persona, policia arreston dy të dyshuar

Lëndohen katër persona, policia arreston dy të dyshuar

Policia e Kosovës njoftoi se të mërkurën në ora 12:00 në lagjen “Emshir” në Prishtinë,  ka pasur një përleshje në mes të disa personave dhe gjithashtu janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.


Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një përleshje në mes të  disa personave, ku  nga sulmet fizike  dhe përdorimi i armës së ftohtë (thikë), lëndime trupore  kanë pësuar katër persona: L. G, femër, 22 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës (lëndime fizike); B.S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (lëndime nga arma e ftohtë –  thikë); Sh. P, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (lëndime nga arma e ftohtë – thikë) dhe M. S, mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (lëndime fizike), të gjithë të lënduarit, menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia lidhur me këtë rast dhe identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar: D. A, mashkull 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe  R.H, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore, ndaj të cilëve janë hapur rastet ‘Lëndim i rëndë trupor’, ‘lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje’,  ndërkohë që policia është në kërkim të dy personave të tjerë të dyshuar, të cilët janë identifikuar nga ana e policisë.