Kompanitë e sigurimeve fizike, pastrimit, hoteliere, sistemi privat i arsimit, marketet e vogla, sistemi privat i shëndetësisë, do të jenë cak i inspektimit nga inspektorati i punës gjatë këtij viti.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi. Ai në një konferencë për media ka prezantuar raportin e punës për vitin 2016 dhe planin për këtë vit.
“Kompanitë e sigurimeve fizike, kompanitë e pastrimit, kompanitë hoteliere, sistemi privat i arsimit, maketet e vogla, besoj që shumë prej jush e keni vërejt se ka mjaftë vërejtje nga maketet e vogla që i kanë dy, tre punëtorë, edhe ata punëtorë punojnë pa kontrata, janë me orare të zgjatur e kështu me radhë. Gjithashtu, industria e drurit, furrat e bukës në bazë të praktikës ne kemi vërejtur që furrat e bukës përveç atyre që punojnë gjatë ditës, problemi më i madh është i punëtoreve të cilët punojnë gjatë natës. Ata punojnë edhe në kushte edhe më të vështira por edhe me orarë të zgjatur. Sistemi privat shëndetësor, ne kemi mjaftë klinika spitale, ordinanca të ndryshme private të cilat fatkeqësisht pak kemi arritur që t’i inspektojmë këto subjekte dhe ndërtimtaria, po edhe ndërtimtari. Ndërtimtarin e kemi permanent”, tha Ibrahimi.
Ai po ashtu ka thënë se gjatë vitit që lamë pas, në vendin e punës kanë humbur jetën 9 persona.
“Në vitin 2016 ne i kemi pasur gjithsej 7 mijë e 285 inspektime, me krekës të palës i kemi pasur 456 inspektime, që do të thotë punëtorët ose palët të cilat kanë konsideruar që iu ka shkelur ndonjë e drejt e tyre nga ana e punëdhënësit, ata janë ankuar në inspektorët të punës, dhe të gjitha këto raste inspektorati i punës i ka trajtuar dhe ka marrë vendime meritore sipas ligjit. Në institucione të gjëra i kemi pasur 115 inspektime prej tyre ne kemi hasur në 1 mijë e 300 pa kontrata pune, që në krahasim me vitin 2015 që kanë qenë 1 mijë e 860 pa kontrata, në këtë vit i kemi mbi 560 punëtorë më pak pa kontrate pune…Numri i gjobave të shqiptuara në vitin 2016 është 128, është më i vogël se sa numri i gjobave të shqiptuara në vitin 2015….Numri i të vdekurve dhe lëndimeve në vendin e punës është përafërsisht i njëjtë në vitin 2015, kemi pasur në raste të vdekjes në vendin e punës, gjithashtu edhe në vit in 2016, 9 raste janë të vdekjes në vendin e punës, por me një dallim esencial. Në vitin 2015, kryesisht kanë qenë në ndërtimtari. Ndërsa, në vitin 2016, janë 4 raste që nuk janë në ndërtimtari”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi ka shtuar se këtë vit do të certifikohen personat me certifikata për siguri dhe shëndet në punë.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka ofruar mbështetje inspektoratit. Ai ka treguar se kanë filluar me çështjen e rregullimit të pagës minimale.
“Luftimi i informalitetit, kushtet e punës, rrezikshmërisë në punë dhe shëndetit në punë është një proces dy kohor, prandaj, përmes kanaleve të komunikimit, besoj që arrihet një nivel më i lartë i komunikimit edhe i transparencës së punës së inspektoratit. ..Vitin e kaluar kemi filluar një qasje të re, qasje e cila nuk ka të bëjë vetëm me gjobitje por qasje që ka të bëjë me edukim dhe informim të bizneseve dhe industrisë për detyrimet dhe obligimet në kushte ligjore të cilat ata duhet t’i ofrojnë karshi punëtorëve…Në kuadër të bashkëpunimit që kemi me inspektoratin dhe këshillin ekonomi social, ne kemi diskutuar edhe çështjen e pagës minimale. Atë çka ka vërejtur inspektorati është që në shumë institucione për punë të njëjta ka pagesa të shumëllojshme edhe që dallojnë shumë, ne mendojmë që do të marrim dhe të bëjmë një unifikim të pagës minimale përmes këshillave të inspektorati atij e konomik social”, tha Abrashi.
Ai po ashtu ka thënë se sfidë për inspektoratin vazhdon të mbetet numri i vogël i inspektorëve, por që sipas tij, programi i Qeveris me FMN, nuk e lejon shtimin e numrit në sektorin publik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë