Njeriu që para disa ditësh kërcënoi me dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se nuk do të ketë luftë të re në Ballkan.
Këtë deklaratë Nikoliq e ka bërë duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve portugezë në Lisbonë të Portugalisë ku po qëndron për vizitë, duke thënë se është e pamundur të gjendet ndonjë politikan që dëshiron luftë, raporton”Danas”, përcjell Telegrafi.
“E pamundur është të nisin luftëra të reja dhe e pamundur është të gjenden politikanë që duan luftëra”, tha Nikoliq, duke thënë se “Serbia nga viti 2012 po zhvillon bisedime të sinqerta me shqiptarët e Kosovës, me qëllim që jeta në Kosovë të jetë e sigurt për të gjithë qytetarët”.
Duke folur për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Nikoliq ka thënë se Kosova administrohet përkohësisht nga administrata në Prishtinë, dhe se Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.
Presidenti serb ka thënë se “nuk ka asnjë temë të cilën Serbia nuk e ka zgjidhur pozitivisht për Kosovën, por ekzistojnë tema të cilat Kosova nuk i ka zgjidhur pozitivisht për serbët që jetojnë atje, e për të cilat jemi dakorduar në Bruksel”, transmeton Telegrafi.
Duke folur për incidentin me trenin serb, Nikoliq ka thënë se “prania e Njësive Speciale në kufi me Serbinë, ishte sinjal se shqiptarët janë të gatshëm të luftojnë”.
Nikoliq tha se për këtë çështje është biseduar në takimin e së martës në Bruksel.
“Qëndrimet e të dy palëve kanë ngelur të pandryshuara. Shqiptarët nuk do të heqin dorë nga pavarësia, kurse Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë”, tha Nikoliq, duke potencuar se është keq nëse më nuk do të ketë për çka të bisedohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025