LAJMI I FUNDIT:

Locke: Nuk kishim fat kundër Teoods

Locke: Nuk kishim fat kundër Teoods

Basketbollisti i vetëm amerikan në ekip të Bashkimit aktualisht, Kayel Locke, ka qenë njëri ndër më të angazhuarit në ndeshjen e mbrëmshme, që ekipi i tij e humbi dhe u eliminua nga Teodo në Ligën Ballkanike (BIBL).

Në deklaratën e tij të pas ndeshjes, Locke ka thënë se ekipit të tij i mungoi fati në fund për të shënuar fitore.


“Ka qenë ndeshje tejet luftarake dhe mendoj që dy ekipet luajtën mirë. Në fund ne nuk kishim fat për të arritur te fitorja. Kanë qenë disa gjuajtje që nuk hynë dhe kaq,” ka thënë ndër të tjera Locke shkruan faqja zyrtare e BIBL.

Locke ka përfunduar ndeshjen e mbrëmshme me 26 pikë, 6 kërcime e 2 asistime.