LAJMI I FUNDIT:

Punëdhënësit zbulojnë gjërat më bizare që kanë thënë kandidatët gjatë intervistës (Foto)

Punëdhënësit zbulojnë gjërat më bizare që kanë thënë kandidatët gjatë intervistës (Foto)

Në rrjetin social Reddit, punëdhënësit kanë treguar për rastet më bizare, që kanë dëgjuar nga kandidatët që aplikonin për një vend pune.

Të gjithë ata që duan të punësohet, mos të pyesin nëse ka mundësi të marrin me vete kafshën shtëpiake, sepse kjo bën që të refuzohen menjëherë, transmeton Telegrafi.


Tjetër gjë që u ka ndodhur intervistuesve, është rasti kur dikush ka thënë se nuk pranon të testohen për konsum të drogës, nuk tregon evidencën kriminale dhe një tjetër ka kërkuar trefishin e pagës momentale. Sikur kjo të mos mjaftonte, gjatë një interviste përmes Skype kandidati ka tymosur marihuanë.

Kërkesa për trefishin e rrogë është ide shumë e keqe

Ndryshimi i mënyrës së të folurit dhe përpjekjet për një paraqitje të rrejshme, janë shumë të shpeshta dhe shoqërohen me të qeshura, kur zbulohet vetja e tyre e vërtetë.

“Më kanë treguar se në çfarë kushte jetojnë dhe se nuk kanë për të ngrënë, por ne jemi organizatë profesionale dhe jo qendër për bamirësi”, ka thënë një punëdhënës. Madje, shumica e atyre që kanë thënë se e kanë gjendjen e rëndë ekonomike, nuk i është gjetur ndonjë vend pune.

Mos e ndryshoni mënyrën e të folurit sepse mund të tingëlloni keq

Në të njëjtën kohë, rekomandohet të që intervistuesi të mos quhet zemër, bukurosh, apo ndonjë emër tjetër përkëdhelës, ndërsa të mos pyetet nëse partneri mund ta vizitojë ndonjëherë.

Po ashtu kërkohet që të mos tregohet sinqeritet i tepërt, pasi një kandidate për stjuardesë, kishte thënë se e do punën sepse i pëlqejnë pilotët.

Të gjitha këto gjëra, janë thënë nga pronarët e ndryshëm të kompanive dhe pritet t’i ndihmojnë ata që kanë intervistë në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Interesante
Kalo në kategori