Në kuadër të zhvillimeve të fundit globale, gjegjësisht zgjedhjes së Donald Trump president i SHBA-ve, janë duke u diskutuar edhe teza të ndryshme rreth asaj se cili do të ishte raporti i ri i dy forcave kryesore globale, SHBA dhe Rusi.
Në këtë kuadër, përcjell Telegrafi, në qendër të vëmendjes së popujve Ballkanik është edhe fakti se cili do të jetë qëndrimi i presidentit të ri amerikan, në raport me Ballkanin.
E serbët, ndonëse kanë besim tek aleati i tyre, Rusia, gjithsesi shqetësohen për ndonjë “Pazar” të mundshëm në mes të dy liderëve botërorë.
Ajo çfarë është folur ndërkohë, sidomos në mediat serbe është teza se në mes dy liderëve botërorë mund të ketë një marrëveshje e cila parasheh një shkëmbim në mes të Rusisë dhe SHBA-ve: Njohje e pavarësisë së Kosovës nga Rusia, si shkëmbim për Krimenë.
Në këtë drejtim, mediumi serb Blic, ka sjellur tri momente historike, në të cilat sipas këtij mediumi, “Rusia ia ka kthyer shpinën Serbisë”.
1878 – Çlirimi i Kosovës nga ushtria serbe u ndërpre nga Rusia dhe Turqia, të cilat nënshkruan Marrëveshjen e Shën Stefanit. Në kongresin që u vendos për kufijtë në Ballkan, Rusia i doli krah Bullgarisë, së cilës përveç territorit etnik bullgar, i përkisnin edhe Nishi, Maqedonia e Vardarit dhe ajo greke, si dhe pjesë të Shqipërisë. Për fat të Serbisë, u thirr Kongresi i Berlinit, nga vendimet e të cilit Serbia mori rrethinën e Nishit, Pirotit dhe Vranjës, shkruan Blic.rs.
1992 – Pas fillimit të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Republikës Federative të Jugosllavisë iu vendosen sanksione ekonomike nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pro kësaj rezolute kishte votuar Rusia, dhe vetëm Kina dhe Zimbabveja kishin abstenuar.
1999 – Gjatë gjithë kohës së bombardimeve, Rusia kishte tentuar që të bind Millosheviçin që të lëshonte pe ndaj kërkesave të NATO-s. Megjithatë, me 3 qershor të po të njëjtit vendosi që haptas të mbështeste Perëndimin dhe të gjithë kanalet diplomatike ishte angazhuar që të detyronte Millosheviçin që të dorëzohej dhe të tërhiqte ushtrinë nga Kosova, që ishte çështja kyçe për ndaljen e bombardimeve ndaj Jugosllavisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj