Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se nuk kanë problem me import të rregullt i cili është i bazuar në bilancin e prodhimit dhe kërkesën e pritur.
Sipas tij, ai import është gjithnjë i siguruar, por problemi po paraqitet tek importi afatshkurtër që vije si pasojë e lëvizjeve në prodhim ose kërkesë dhe është shumë i vështirë për t’u realizuar për shkak të procedurave të komplikuara ndërkombëtare dhe mungesës së energjisë elektrike në rajon.
Buzhala ka sqaruar se edhe po të jetë gjithçka e gatshme, ai import nuk mund të sigurohet para 4 orësh. Kjo sipas tij, nënkupton se në rast të zvogëlimit të paplanifikuar të prodhimit, atëherë, KEDS është i detyruar të bëjë balancimin e energjisë elektrike, që nënkupton edhe ndalesa nëse prodhimi dhe importi janë më të vogël se kërkesa.
“Gjatë dimrit ne i kemi dy lloje të importit. Importin që e parashikojmë dhe importin të cilin nuk mund ta parashikojmë që vije si pasoj e mos prodhimit në bazë të planifikimit, përkatësisht të bilancit energjetikë, pastaj rritjes së kërkesës si pasoj motit dhe çështjet të tjera përcjellëse. Me importin e rregullt ne nuk e kemi asnjë problem, sepse i nënshkruajmë kontrata me procedura të rregullta të prokurimit dhe gjithçka ecë sipas normave dhe parametrave të përcaktuar.
Ndërsa sa i përket importit të pa planifikua, përkatësisht që vije si pasoj e shpenzimit të pa planifikuar apo kërkesës së ç’rregullt nëse mund ta quaj ashtu, atëherë kemi vështirësi. Ne edhe këto i bëjmë dy lloje të importit, importi që quhet Deahed, që do të thotë e blejmë sot për nesër. Në këto raste nuk kemi aq shumë problem edhe pse sigurimi i sasive të energjisë elektrike është mjaftë problematik, sidomos në këto kohë kur kemi mot të acartë dhe rritje të kërkesës së madhe edhe në rajon, dhe import brenda ditës, i cili import është edhe më i vështir të sigurohet.
Dihet kemi qenë dëshmitarë të disa luhatjeve në prodhim në rënie të blloqeve në mënyrë të pa planifikuar dhe si pasoj e kësaj kemi ardhur edhe deri tek ndalesat e energjisë elektrike, derisa kemi gjetur sasinë e importit, pastaj ka qenë në disa raste e pa mundshme të sigurohet e tërë sasia sepse nuk ka pasur edhe në rajon. Po flasim për çështje mjaftë të ndërlikuara”, tha Buzhala.
Ai e ka sqaruar edhe procesin e importit të energjisë “Deahed”, që është një proces i importit të energjisë, i cili duhet të përfundojë brenda një ore.
“Sa i përket importit DEAHED, gjithçka duhet të kryhet brenda një ore, prej orës 9:00 deri në 10:00, caktohet sasia e importit që ne kemi nevojë i dërgohet kompanive, kompanitë e marrin e dërgojnë sasinë të cilën e kanë në dispozicion special nga to, pastaj ne e dërgojmë tek to kërkesën, ato e dërgojnë çmimet, pastaj ne i shikojmë çmimin dhe jemi gjithmonë duke i përcjell berëzat, i dërgojmë çmimin me një çmim mesatar të cilin jemi në gjendje ta paguajmë, pastaj ato i dërgojnë çmimet e tyre finale, do të thotë dhe ne i zgjedhim çmimet më të favorshme.
E gjithë kjo procedurë deri tek nënshkrimi i kontratës dhe deri tek bërja e kërkesës te KOSTT, për të shikuar a ka kapacitete të transmisionit të lira, duhet të kryhet brenda një ore. Kjo bëhet që konsumatorët të kenë energji elektrike sa më të lirë”, tha Buzhala.
Ai po ashtu ka treguar edhe rastet kur bëhet porosia apo marrëveshja brenda një dite, ku sipas tij, kjo ndikon edhe në tarifa të energjisë.
“Nëse hymë në orën 10 e një minutë, atëherë dhe këto procedura nuk kryhen atëherë e kemi të bëjmë me energji brenda ditës e cila është më e shtrenjtë gjithmonë. Kur ta përfundojmë këtë pastaj hymë në importin brenda ditës që ndodh si pasoj e ndonjë situate të jashtëzakonshëm.
Në këtë situatë gjithmonë duhen katër orë deri tek liferomi i energjisë elektrike. Pasi të shikohet mundësia pasi ta gjejmë energjinë elektrike, deri në momentin e liferimit nevojiten katër ore. Pse, nëse kemi hyrë për shembull në orën ta zëmë është paraqitur situata e jashtëzakonshëm në orën 12 e dy minuta, atëherë, liferomi është pas dy orësh, mirëpo, duhet të rrumbullakohet ora.
Do të thotë deri tek numërohet prej orës 13:00, pastaj është deri në orën 15:00, janë situata pak më të komplikuara, dhe pastaj kryen të gjitha procedurat dhe tek pas katër orëve ne jemi në gjendje të sjellim energjinë elektrike për qyteta rët tanë. Po flasim për situatat të cilat janë mjaftë të komplikuara, mirëpo, e bëjmë maksimumin që t’i furnizojmë qytetarët me energji elektrike”, tha Buzhala.
Ndryshe, njësia A4 e Termocentralit Kosova A, ka rënë dje nga sistemi dhe përfundimisht nuk mund të kthehej dje në sistem. Kjo bën që automatikisht të jenë 130 MWh më pak në sistem.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj