Eurozona e ka nisur vitin 2017 me këmbën e mbarë. Indeksi PMI për rajonin e monedhës së përbashkët europiane fiksohet në 54.3 pikë gjatë janarit, pavarësisht se ka rënë lehtë me vetëm 0.1 pikë në krahasim me dhjetorin. Në muajin e fundit të vitit të kaluar, ky indeks preku nivelin më të lartë në 5 vite.
Të dhënat vijnë në serinë e atyre që tregojnë se, rajoni jo vetëm që ka mbyllur vitin mirë, por do ta ruajë vrullin edhe përgjatë këtij fillim-viti.
Indeksi PMI i markit konfirmon pikërisht këto pritshmëri. Performanca pozitive vjen si pasojë e dobësimit të monedhës së përbashkët që ka nxitur edhe konsumin.
Rritja e çmimeve nga ana tjetër nuk ka nxitur një rënie të kërkesës në sektorin e shërbimeve. Lajme të mira vijnë edhe sa i përket ecurisë së çmimeve të konsumit.
Presionet e inflacionit vazhdojnë edhe përgjatë janarit, duke e vendosur Bankën Qendrore Europiane në pozita të favorshme. Prej katër vitesh, institucioni me bazë në Frankfurt po lufton për të vendosur çmimet brenda objektivit. Indeksi i Markit për janarin sinjalizon një rritje të ekonomisë së bllokut me 0.4% gjatë tremujorit të parë, në rast se do të ruhet vrulli edhe përgjatë muajve shkurt dhe mars.
Indeksi PMI në sektorin e manifakturës është rritur me hapin më të shpejtë që prej prillit të vitit 2011, pavarësisht rritjes së çmimeve, në 55.1 pikë, bindshëm mbi pritshmëritë e tregjeve. Edhe nën-indikatori i bizneseve të reja është rritur lehtë gjatë janarit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet