LAJMI I FUNDIT:

PSP ka hapur dy lëndë të reja, ‘Tanku’ dhe ‘Tarifa’

PSP ka hapur dy lëndë të reja, ‘Tanku’ dhe ‘Tarifa’

‘Tanku’ dhe ‘Tarifa’ janë dy rastet e reja të cilat i ka hapur Prokuroria Speciale Publike, ku janë përfshirë 7 persona për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare. Njëra lëndë ka të bëjë me tenderin e ELEM-it, kurse tjetra për blerjen e Mercedesit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekziston dyshim se një pjesë e të dyshuarve në mënyrë të paligjshme kanë lejuar të harxhohen para për patentim dhe mirëmbajtje të softuerit qeveritar.

‘Në rastin konkret ekziston dyshim të bazuara se është kryer keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim të zyrtarëve dhe personave përgjegjës në procedurën pas blerjes publike të softwer-ERP Sistemit për nevojat e AD ELEM’.


Nga PSP thonë se marrëveshja e kontraktuar për blerje publike është 4.092.420 euro.

Kurse në rastin tjetër të PSP-së bëhet fjalë për blerjen e Mercedesit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Në rastin konkret ekzistojnë dyshime se me qëllim për ta përmbushur dëshirën e kryeministrit të atëhershëm për blerjen e tipit të veturës së veçantë, i dyshuari i parë ka nxitur të dyshuarin e dytë për ta shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare dhe autorizim për kryerjen e blerjes publike, që në mënyrë të paligjshme të veprojë-favorizojë operatorin e caktuar ekonomik dhe të blejë atë veturë.

Nga PSP ndër të tjera thuhet se ekziston dyshim se i dyshuari i dytë në procedurë pas blerjes publike edhe pse ishte i vetëdijshëm për privilegj të paligjshëm të operatorit ekonomik, përsëri ka sjellur vendim për zgjedhje të ofertës dhe ka miratuar marrëveshjen për blerjen e veturës me vlerë prej 29.852.542 denarë dhe TVSH në vlerë prej 5.373.458 denarë ose rreth 572.780 euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori