Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj ka marrë mbështetjen e zyrtarëve të lartë të Republikës së Çekisë, se ky shtet do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në proceset integruese, zhvillimin ekonomik dhe liberalizimin e vizave.
Kjo përkrahje zëvendësministrit Demaj i është ofruar gjatë vizitës zyrtare në Pragë në takimet e ndara që ka zhvilluar me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë për Çështje Ekonomike, Martin Tlapa dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, i ngarkuar për çështje politike, Jakub Dürr.
Gjatë takimit me homologun Tlapa, është vlerësuar bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet dy vendeve por është theksuar nevoja e thellimit të raporteve bilaterale në planin ekonomik, ku në mënyrë konkrete është diskutuar mbi kornizën ligjore të bashkëpunimit bilateral.
Ndërsa, është konsideruar më se i nevojshëm organizmi i një forumi ekonomik, dhe janë pajtuar që organizimi i tij të bëhet gjatë këtij viti në Republikën Çeke.
Një theks tjetër i është dhënë edhe marrëveshjeve konkrete të arritura mes dy vendeve, sikurse edhe marrëveshjeve të tjera me karakter ekonomik, të cilat gjenden në proces të negocimit mes dy vendeve.
Ndërsa, në takimin me zëvendësministrin Dürr, është diskutuar rreth bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, në mënyrë të veçantë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, përfshirë këtu dialogun dhe marrëveshjet e arritura dhe raport me Serbinë.
Zëvendësministri Demaj, me këtë rast ka kërkuar mbështetje dhe lobim nga ana e Çekisë për njohje të reja nga vendet e Evropës qendrore, siç janë; ndihma në raport me Sllovakinë e Rumaninë, sikurse dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata rajonale e ndërkombëtare, përfshirë këtu nevojën imediate të mbështetjes me anë të votës e lobimit gjatë procesit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO e INTERPOL.
Demaj, ka vlerësuar mbështetjen dhe votat e Republikës Çeke për gjatë vitit 2016, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Komisionin e Venedikut, UNESCO, anëtarësimin në Konventën e Apostiles, dhe në FIFA, sikurse edhe përkrahjen në Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim mes Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian.
Nga ana tjetër, zëvendësministri Dürr, ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën, për respektimin e sovranitetin dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës në kufijtë, në të cilët e ka njohur si shtet si dhe ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur Kosovën në proceset e integrimit në Bashkimin Evropian, liberalizimin e vizave dhe normalizimin e raporteve me Serbinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles