LAJMI I FUNDIT:

Vllasi tregon se pse janë ftuar Thaçi e Mustafa në Bruksel

Vllasi tregon se pse janë ftuar Thaçi e Mustafa në Bruksel

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Azem Vllazi konsideron se krerët e shtetit të Kosovës dhe të Serbisë, janë ftuar në Bruksel nga përfaqësuesja e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për t’i zbritur tensionet.

Vllasi, ka theksuar se pala kosovare duhet ta shfrytësojë rastin e saj që t’ia bëjë me dije Brukselit se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, nuk po i dërgon këto të dy shtete drejtë normalizimit të marrëdhënieve, andaj ai vlerëson se në këtë takim në nivel krerësh, Kosova duhet t’i shtrojë tri çështje në tavolinën e bisedimeve.

“E para të caktohet një afat kur do ta hjek Serbia Kosovën, nga kushtetuta e saj derisa Serbia të ketë pretendime territoriale dhe ta mbajë kushtetutën e vet, dialog më tutje të mos ketë.


E dyta të ju kthehet asaj pikës së parë në dialog ku thuhet se Serbia dhe Kosova nuk do ta pengojnë njera tjetrën në integrimet evropiane, patjetër që Serbia të mos ta pengojë Kosovën në proceduart e anëtarësimit në organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë.

E treta Serbia t’i tërhjek të gjitha këto fletëarreste që i ka lëshuar në mekanizmin e INTERPOl-it kundër qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Vllasi për Gazetën Blic.

Sipas tij, këto do të ishin tri pikat kryesore që do duhej t’i shtronin në këtë nivel të bisedimeve krerët e Qeverisë së Kosovës dhe të këmbëngulin në atë se të gjitha këto bisedat për çështje teknike dhe politike që janë zhvilluar deri më tani e kanë mbajtur vendin në pikën zero.

Rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pritet të ndodh nesër në mbrëmje në Bruksel. /GazetaBlic.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori