LAJMI I FUNDIT:

Rrëshqitja në akull i shkaktoi vdekjen 74 vjeçarit kumanovar

Rrëshqitja në akull i shkaktoi vdekjen 74 vjeçarit kumanovar

Rrugët dhe trotuaret e pa pastruara sot në Kumanovë i kanë shkaktuar rrëshqitje 74 vjeçarit Sefedin Ibrahimit, ku edhe ka vdekur si pasojë e lëndimeve trupore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kufoma ka qëndruar gjysmë ore e shtrirë mbi akull, përderisa policia ka kryer hetimin dhe arsyet e vdekjes. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ekipi mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen.

Nga komuna sot kanë refuzuar të komentojnë mbi vdekjen e Sefedinit, thanë se do të presin hetimet. Në letrën e shkruar me shkrim nga autoritetet lokale thonë se i kanë marrë të gjitha masat për pastrimin e rrugëve. /Telegrafi/