LAJMI I FUNDIT:

Festa e Pavarësisë: DJ-të e famshëm botërorë rikthehen në Prishtinë (Foto/Video)

Festa e Pavarësisë: DJ-të e famshëm botërorë rikthehen në Prishtinë (Foto/Video)

Njëra ndër ngjarjet kryesore për festën e Pavarësisë është performanca e Ricardo Villalobos dhe Sonja Moonear në ZoneClub më 16 shkurt

Për ardhjen e Ricardo Villalobos në vendin tonë vitin e kaluar kanë shkruar edhe mediat amerikane në Hollywood, ndërsa në këtë përvjetor të Pavarësisë përkrah Villalobos në ZoneClub do të jetë edhe DJ femra e famshme – Sonja Moonear.


Eventi për performancat e DJ’ve të famshëm tashmë është konfirmuar se do të mbahet më 16 shkurt në ZoneClub në Zonën Industriale (Zonën e Madhe), duke krijuar interesim të jashtëzakonshëm nga të rinjtë e gjitha vendeve të rajonit. Vitin e kaluar performancën e Villalobos në Zone e kanë ndjekur më shumë se 2,000 të rinj, deri në orët e mëngjesit të nesërm.

Ardhjen e Ricardos për performancë muzikore në Prishtinë, mediat amerikane e patën cilësuar si një mundësi të afrimit më të madh të rinisë së Prishtinës me gjitha vendet tjera të rajonit, duke përfshirë edhe atë të Serbisë, pasi interesimi i të rinjëve serb për këtë ndejë ka qenë i jashtëzakonshëm, përkundër faktit se ndeja bëhet për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ricardo Villalobos është DJ i famshëm i muzikës elektronike. Ai është i njohur për punën e tij me minimal ‘techno’ dhe për krijimet e tij në zhanret microhouse. Por edhe DJ Sonja Moonear është e njohur në industrinë e madhe të muzikës elektronike, e cila edhe më parë ka luajtur në ZoneClub. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori