LAJMI I FUNDIT:

Ndryshon norma e llogaritjes së interesit për obligimet e papaguara tatimore

Ndryshon norma e llogaritjes së interesit për obligimet e papaguara tatimore

Nisur nga zotimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmirësimin e vazhdueshëm të ambientit të të bërit biznes, bazuar në kompetencat dhe përgjegjësit ligjore, Ministri i Financave Avdullah Hoti ka nxjerr vendim për ndryshimin e Normës për llogaritjen e Interesit vjetor për obligimet e papaguara tatimore brenda afateve ligjore.

“Duke pasur parasysh se faktorët me të cilët lidhet aplikimi i Normave të Interesit vjetor për obligimet e papaguara tatimore brenda afateve ligjore kanë ndryshuar gjatë vitit 2016, bazuar në dispozitat e paragrafit 4 të nenit 28 të Ligjit nr. 03/l-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat mund të nxjerr një vendim të tillë për ndryshimin e normës (%) për llogaritjen e interesit, duke u bazuar në trendët e shkallëve të interesit të bankave tregtare dhe huadhënieve në Kosovë gjatë periudhës paraprake. Bazuar në të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës, normat e interesit kanë pësuar ndryshime të dukshme, ku norma mesatare e interesit në të gjitha llojet e kredive të dhëna për Korporatat jo-financiare (bizneset apo kompanitë) ka rënë për 1.17 pika të përqindjes; në 7.02% në mesatare nga 8.19% sa ishte vitin e kaluar”.

Duke pasur parasysh arsyeshmërinë e mësipërme për normat vjetor të Interesit për obligimet e papaguara tatimore të aplikuara deri më tani 8.40%, përkatësisht 1.20%, është bërë ndryshimi në: ” 7.80% vjetore – norma e lartë që aplikohet tek tatimpaguesit për obligimet e pa paguara dhe vonesat, apo 0.65% mujore; 1.44% vjetore – norma e ulët e aplikuar për rimbursimet e vonuara dhe ri-pagesat e tatimit të kontestuar të mbajtur nga ATK-ja apo 0.12% mujore”.


Një harmonizim i tillë i normave do të siguronte një trajtim më të drejtë të bizneseve, meqë paraqet një lehtësim për ata tatimpagues që duan të përmbushin obligimin e vonuar ndaj ATK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Botë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Kalo në kategori