LAJMI I FUNDIT:

Shitësja i shpëton përdhunimit nga shqiptari: “Nuk të kujtohem unë? Kemi qenë të lidhur”!

Shitësja i shpëton përdhunimit nga shqiptari: “Nuk të kujtohem unë? Kemi qenë të lidhur”!

Ngjarja për të cilën akuzohet ai daton në 9 Shtator të vitit të kaluar në Foggia, kur i akuzuari, një 29 vjeçar me origjinë shqiptare, por me letra të rregullta qëndrimi në Romë, ka tentuar të përdhunojë shitësen e një dyqani në qendër të qytetit.

Ishte ora rreth 5:00 pasdite kur shqiptari u fut në një dyqan në Piazza Giordano dhe me justifikime u përpoq të përdhunonte shitësen e cila sapo kishte marrë turnin e pasdites.

Sipas mediave italiane, shqiptari i është drejtuar vajzës së re me fjalët: “Nuk të kujtohem unë? Kemi qenë të lidhur”! Më pas ai e shtriu përtokë.


Megjithë përpjekjet e shqiptarit, vajza e re arriti të shpëtojë: doli jashtë dyqanit dhe filloi të bërtasë dhe të kërkojë ndihmë nga kalimtarët.

Në këtë kohë shqiptari u përpoq të ikte, por një patrullë policie ishte pranë dhe arriti ta ndalë dhe ta shoqërojë në komisariat të riun.