LAJMI I FUNDIT:

Propozimi i akademikut Qosja nuk është dëshirë – është shqetësim

Propozimi i akademikut Qosja nuk është dëshirë – është shqetësim

Është e vërtetë se propozimi i akademik Rexhep Qosjes nuk mund të pranohet e as të refuzohet apriori. Propozimi kërkon analiza më të thella e më përmbajtjesore. Pra, propozimi kërkon një analizë më të gjithanshme që duhet të bëhet nga studimi i disa fushave shoqërore e ekonomike. Natyrisht, edhe duke i analizuar rrethanat gjeopolitike dhe ato të sigurisë në përgjithësi, dhe në veçanti sigurinë kombëtare. Për ketë të fundit nuk jemi duke u kujdesur seriozisht e më përgjegjësi, edhe pse në rrethanat e reja në nivel botëror do të duhej ta shtronim me më shumë përgjegjësi e seriozitet sigurinë kombëtare.

Nuk ka asnjë dyshim se kufijtë ishin e janë edhe çështja e Fuqive të Mëdha, që sot i themi çështje ndërkombëtare. Por, sido që t’i quajmë, një është më se e sigurt: pa lëvizur kombet dhe pa bërë lëvizje shumë te guximshme e të fuqishme, nuk ka kufij të kombeve shtete. Kështu ishte më të gjitha kombet e Evropës Juglindore, kur u shkëputen nga Perandoria Osmane. Ketë së paku e kanë konfirmuar dy pavarësitë shqiptare: pa angazhimin e kombit tonë nuk do të ndodhte as 28 Nëntori 1912 e as 17 Shkurti 2008. Këtu nuk mund të mohohen as mbështetjet e shteteve te fuqishme të kohëve përkatëse.

Gjithashtu, nuk ka asnjë dyshim se shumica e kufijve te shteteve kombe janë formuar edhe mbi bazën e dëshirave të kombeve, veçse dëshirat duhet të përcillen edhe me forcën reale të kombeve. Askund në Evropë, ku jetojmë edhe ne, kufijtë nuk janë bërë krejt paqësisht e as lehtë! Shkurt, kufijtë askund në botë nuk janë rezultat i dëshirave të kombeve dhe as rezultat i mirësive të të mëdhenjve të atyre që u japin legjitimitet kufijve të shteteve në shkallë botërore!


Propozimi i akademikut tonë nuk është bërë duke pasur për bazë dëshirën e tij, por nga shqetësimi i tij. Unë besoj që dëshirat e tija do të prodhonin diçka tjetër, e kurrsesi propozimin për ndërrimin e kufijve, se nuk është ndonjë dëshirë e madhe kombëtare! Pra, propozimin duhet parë si dëshirë për mbylljen e konfliktit që e kanë prodhuar bisedimet e Brukselit e veçanërisht kërkesa për formimin e Bashkësisë se Komunave serbe që ka dalë nga ajo marrëveshje. Por, as marrëveshjet tjera të arritura atje (në Bruksel), nuk janë për ndonjë lavd?!

Propozimin duhet parë si kërkesë e vërejtje që mos të shkohet drejt degradimeve (humbjeve) të reja; që mos të shkohet tutje me paqartësi e pasiguri të reja!

“Faji” i vetëm i akademikut tonë është pse ai ende nuk po e sheh që politika shqiptare ka prioritete të tjera meskine dhe nuk e ka prioritet sigurinë e zhvillimin në nivel kombëtar?!

Në trend

Më shumë
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Kalo në kategori