LAJMI I FUNDIT:

Nevzat Bejta: Le të vijnë dhe le të verifikojnë. Unë nuk do të heshti (Video)

Nevzat Bejta: Le të vijnë dhe le të verifikojnë. Unë nuk do të heshti (Video)

Prokuroria e krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk jep detaje se për çfarë keqpërdorimesh dyshohet kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta, që ishte cak i ”vizitës” së Policisë financiare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokuroria në fjalë pohon për 24Vesti se për momentin janë duke u kryer hetime, duke shtuar se për shkak të fshehtësisë së procedurës parahetimore, nuk japin informacione tjera.


Ndërkaq, kryetari Bejta ka deklaruar për këtë televizion se bëhet fjalë për rast të montuar nga OBRM-PDUKM-ja për shkak të kundërshtimit të tij të hapur për koalicion të Ahmetit me Gruevskin.

”Erdhën në mënyrë jonjerëzore në kontrollë, nuk kërkuan asgjë, erdhën vetëm sikur të më porositin që ta mbyll gojën. Unë nuk kam shantazhuar askë, le të vijnë dhe le të verifikojnë. Unë nuk do të heshti”, shprehet Bejta për 24Vesti.

Mendohet se objekt hetimi është ndërtimi i rrugës ndërmjet Tumçovishtit dhe Çegranit, që ka kushtuar 80 mijë euro, rrugë e inauguruar nga Gruevski dhe Bejta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori